Bushati: Basha i njohu zgjedhjet, u fut në Parlament me këmbën e djathtë

Editor
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në rubrikën “Intervistë” në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se opozita dhe PD, me në krye Lulzim Bashën i njohën zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Sipas tij Basha, pas ii njohu zgjedhjet u fut në Parlament me këmbën e djathtë.

Ervin Bushati: Dilema që është para opozitës, nuk është para mazhorancës është që demokracia funksionon me votë apo me marrëveshje në tavolinë? Ne po ruajmë një parim bazë që mazhoranca të vijë në pushtet me votë, por Opozita nuk do të dëgjojë këtë llogjikë.

Sistemi nuk rregullohet duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Sistemi rregullohet nëpërmjet drejtësisë dhe me ligj. Kur nesër ata që vjedhin votën të dënohen. Ne po bëjmë reformën në drejtësi për ti ndëshkuar.

Mund të ketë pasur disa raste sporadike, por këto nuk e cënojnë legjitimitetin e Parlamentit. Sepse pas mbylljes së zgjedhjeve ishte Basha ai që njohu Parlamentin dhe u fut në Parlament me këmbën e djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Deputeti Bushati: Demokratët ja kanë futur kot me Bashën

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në rubrikën “Intervistë” në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se opozita dhe PD, me në krye Lulzim Bashën i njohën zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Sipas tij Basha, pas ii njohu zgjedhjet u fut në Parlament me këmbën e djathtë. […]