Bulevardi lirohet nga çadra e i rikthehet qytetarëve

administrator
Read Time53Seconds

Më në fund, pas tre muajsh Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është hapur dhe është i lirë për kalimtarët dhe automjetet. Pas 90 ditësh kaos në rrugët e kryeqytetit duket se sot, kur çadra nuk është më në mes të bulevardit, kaosi i trafikut dhe zhurmat u larguan. Mëngjesi i sotëm ishte kaq i pastër nga cdo shenjë proteste, sa dukej sikur çadra nuk kish egzistuar.

Tashmë automjetet mund të kalojnë lirisht aty nga të dyja anët, por edhe qytetarët e Tiranës duken më të lirë në trotuare. Grupet e turistëve të huaj gjithashtu përshkrojnë bulevardin pa e përthyer vështrimin nga njëra anë në tjetrën, të cilin u`a pengonte disi çadra.

Çadra e cila kish bllokuar bulevardin që prej 18 Shkurtit, ishte kthyer në mankth për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve, por tashmë edhe çadrës i erdhi fundi. Thonë që çudia më e madhe tre ditë zgjat, por fenomeni “çadër” duket se nuk zgjati më shumë se disa orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

TGCOM: Shqipëria si Karaibja e Mesdheut

Më në fund, pas tre muajsh Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është hapur dhe është i lirë për kalimtarët dhe automjetet. Pas 90 ditësh kaos në rrugët e kryeqytetit duket se sot, kur çadra nuk është më në mes të bulevardit, kaosi i trafikut dhe zhurmat u larguan. Mëngjesi i sotëm […]