Bulevardi i Ri i Tiranës, nis mbjellja e pemëve

Editor
Read Time2 Minutes, 5 Seconds

Bashkia e Tiranës prej pak ditësh po vijon me procesin e mbjelljes së pemëve, çka do ta shndërrojë këtë pjesë të kryeqytetit në një hapësirë të madhe gjelbërimi. Kështu, përveç shtrimit të pllakave dhe mbjelljes së pemëve, po punohet shpejt edhe me parkingun nëntokësor.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm gjatë procesit të mbjelljes së pemëve të para nga 1100 pemë të llojeve të ndryshme që do të mbillen në 800 metrat e para të Bulevardit, i cili u shpreh entuziast se puna për pjesën e parë është drejt fundit.

“Kemi hyrë në fazën përfundimtare të pjesës së parë të Bulevardit, pra pasi nisëm me vendosjen e pllakave të para, po mbyllim parkingun nëntokësor me 300 vende, i cili do të hapet në pranverë për publikun, dhe më në fund erdhëm në procesin e mbjelljes së pemëve. Janë pisha të buta mesdhetare, shumë të ngjashme me ato të Bulevardit të vjetër, pra për të ruajtur konturin e gjelbër që i lidh dy bulevardet, i cili po merr jetë dita-ditës”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje bizneseve që të shfrytëzojnë mundësinë për të investuar në këtë zonë, e cila me Bulevardin e Ri dhe Parkun Qendror do të jetë një nga qendrat e reja të zhvillimit të kryeqytetit, duke i dhënë një vlerë shumë të madhe pronës aty. “Jemi të hapur për të ftuar këdo që dëshiron të zhvillojë në këtë zonë; kjo është një zonë e pazhvilluar, pra më shumë sesa synojmë hapësira publike, që tashmë e kanë ezauruar koeficientin e tyre të ndërtimit, do doja të ftoja të gjithë sipërmarrjet e zhvillimit që të hyjnë në kontakte me banorët e zonës, duke respektuar kushtet, për të zhvilluar e çliruar trysninë nga një pjesë e Tiranës që tashmë është e tejzhvilluar dhe që ka shumë ngarkesë”, theksoi Veliaj.

Projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme. Lartësia e pemëve shkon nga 4 deri në 7 metra. Është parashikuar që brenda shkurtit të mbillen rreth 500 pemë në 800 metrat e para, ndërkohë që në fazën e dytë do mbillet edhe pjesa tjetër për 800 metrat e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Video e rrallë/ Si kanë qenë rrugicat e Tiranës në vitin 1961

Bashkia e Tiranës prej pak ditësh po vijon me procesin e mbjelljes së pemëve, çka do ta shndërrojë këtë pjesë të kryeqytetit në një hapësirë të madhe gjelbërimi. Kështu, përveç shtrimit të pllakave dhe mbjelljes së pemëve, po punohet shpejt edhe me parkingun nëntokësor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion […]