Britania drejt zgjedhjeve të parakohëshme

administrator
Read Time1 Minute, 25 Seconds

Këtë të enjte Britania e Madhe do t`i drejtohet kutive të votimit për të rinovuar dhomën e ulët të parlamentit. Kryeministrja Theresa May ka thënë se një mandat i ri do t’i forconte pushtetin në bisedimet për shkëputjen e Britanisë nga BE, si dhe do të ofronte siguri për të ardhmen. Çështjet kryesore të këtyre zgjedhjeve të parakohshme janë Brexit, terrorizmi, shërbimi kombëtar shëndetësor, emigracioni dhe ekonomia.

Siguria është një nga pikat e cila do të peshojë më shumë në botën e britanikëve dhe rezultati do të ketë pasoja në luftën kundër terrorizmit global. Qendrat e votimit në Britani do hapen në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 23.00. Në zgjedhjet e 8 qershorit marrin pjesë të gjithë shtetasit e Britanisë, Irlandës së Veriut dhe Komunuelthit.

Dhoma e Komuneve përbëhet nga 326 deputetë. May në parlament ka një mazhornacë të vogël por që synon ta shtojë fuqinë për të udhëhequr edhe procesin Brexit. Nuk janë vetë qytetarët ata që zgjedhin direkt kryeministrin, por janë deputetët e tyre lokalë. Partitë kryesore politike në Britani janë ajo konservatore qendra e djathtë drejtuar nga May dhe laburistët, të majtët drejtuar nga Xheremi Korbin, të ndjekur nga liberal demokratët, partia populiste anti BE dhe te gjelbrit. Sipas sondazheve May është në avantazh por të tjera thonë se diferenca mes May dhe Corbyn është shumë e vogël.

Kryeminitsrja britanike e krahut konservator, Theresa May, qeveris vendin prej një viti pas dorëheqjes së David Cameron pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga Unioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

1 minutë heshtje për viktimat në Londër

Këtë të enjte Britania e Madhe do t`i drejtohet kutive të votimit për të rinovuar dhomën e ulët të parlamentit. Kryeministrja Theresa May ka thënë se një mandat i ri do t’i forconte pushtetin në bisedimet për shkëputjen e Britanisë nga BE, si dhe do të ofronte siguri për të […]