Brazil, thellohet skandali i mishit të prishur

administrator
Read Time1 Minute, 4 Seconds

Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë pas zbulimit se disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur. Tre impiante të përpunimit të mishit janë mbyllur dhe 21 të tjerë janë nën kontrollin e autoriteteve në Brazil si pasojë e një hetimi që ka zgjatur 2 vjet dhe është shtrirë në 6 shtete të Brazilit, autoritetet kanë zbuluar se prej vitesh disa nga kompanitë më të mëdha të përpunimit të mishit në vend eksportojnë mish të kalbur.

Deri në këto momente janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit 33 zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë dhënë çertifikimin e qeverisë pasi kanë marrë rryshfet nga kompanitë që janë nën hetim. Midis kompanive të cilat janë nën hetim është edhe JBS, eksportuesja me e madhe e mishit të viçit në botë, si dhe BRF, eksportuesja më e madhe e mishit të pulës. Kompanitë përdornin acid dhe kimikate të ndryshme për të maskuar produktet e tyre, të cilat në shumë raste ishin edhe kancerogjene.

Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit në botë dhe një pjesë e madhe e mishit të përpunuar nga komanitë braziliane vjen edhe në tregun evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

VIDEO/ Bulevardi i ri merr formë, ja trajektorja e re e zhvillimit të Tiranës

Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë pas zbulimit se disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur. Tre impiante të përpunimit të mishit janë mbyllur dhe 21 të tjerë janë nën kontrollin e autoriteteve në Brazil […]