Bota në rrezik të një krize financiare

administrator
Read Time47Seconds

Bota ndodhet në prag të një krize të re financiare, e cila mund të jetë më e rëndë se ajo që kaloi. Ky ishte paralajmërimi i ekspertëve të ekonomisë botërore, të cilët thonë se epiqendra këtë herë mund të jetë Kina.

Kur disa vende ende nuk kanë dalë nga kriza e kaluar financiare, në horizont po shfaqet një tjetër krizë. Fillesat këtë herë nuk janë në Amerikë, por në Kinë, me të njëjtat simptoma si kriza e viteve 2007-2008, thuhet në raportin e Organizatës Botërore Ekonomike BSI, e njohur ndryshe me emrin Banka Qëndrore e Bankave Qëndrore. Drejtuesit e sektorëve financiarë të këtij organizmi thonë se kriza e re mund të rezultojë mjaft hakmarrëse për tregjet, pasi recesionit në këtë rast do t`i shtoheshin edhe rreziqet e borxhit të madh të disa shteteve dhe proteksionizmi i rritur i SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe e naftës në botë

Bota ndodhet në prag të një krize të re financiare, e cila mund të jetë më e rëndë se ajo që kaloi. Ky ishte paralajmërimi i ekspertëve të ekonomisë botërore, të cilët thonë se epiqendra këtë herë mund të jetë Kina. Kur disa vende ende nuk kanë dalë nga kriza […]