Bizneset përzënë Jorida Tabakun

Editor
Read Time1 Minute, 14 Seconds

Jorida Tabaku, ish-deputete e Njësisë nr.8 është shfaqur sot në këtë zonë për të takuar sipërmarrësit e vegjël, e më pas të transmetojë pakënaqësitë e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sic shihet edhe nga fotot e mëposhtme, znj. Tabaku ka vizituar disa biznese, të cilët njihen si mbështetës të Partisë Demokratike dhe duke shkrepur disa foto, shprehet se ajo u dëgjua dhe u mbështet nga ata.

Në fakt, burimet thanë se znj. Tabaku së bashku me stafin e saj është përzënë nga shumica e bizneseve në këtë zonë për shkak të mungesës së solidaritetit gjatë ditëve pas tërmetit. Sipas bizneseve si dhe banorëve të Njësisë 8 asnjë përfaqësues i Partisë Demokratike nuk ka qenë i pranishëm në ditët e vështira që kaluan qytetarët e Tiranës.  

Interesante është fakti që znj. Tabaku ka qenë sot e shoqëruar edhe nga ish Drejtoresha e Taksave Vendore, Andia Pustiana,  që në kohën kur drejtonte institucionin vendor tatimore, detyrimet që bizneset i paguanin Bashkisë Tiranë ishin katër herë më të larta.

Premtimet që znj. Tabaku kryen sot, shumë mirë mund të ishin zbatuar në kohën kur Bashkia Tiranë drejtohej nga Lulzim Basha. Duket se i gjithë programi që ka sot Partia Demokratike për bizneset është një postim i znj. Tabaku nga “ Facebook”-u i saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ligji i ri për mediat, ja cfarë parashikon kundër ‘fake news’ dhe portaleve në të zezë

Jorida Tabaku, ish-deputete e Njësisë nr.8 është shfaqur sot në këtë zonë për të takuar sipërmarrësit e vegjël, e më pas të transmetojë pakënaqësitë e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale. Sic shihet edhe nga fotot e mëposhtme, znj. Tabaku ka vizituar disa biznese, të cilët njihen si mbështetës […]