Besimtarët Bektashinj festojnë Sulltan Novruzin

administrator
Read Time53Seconds

Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot Sulltan Novruzin. Dita e Sulltan Novruzit e cila përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe sipas traditës besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.

“Novruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa Sulltan është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI, ndërsa në mesin e shekullit XX kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.

Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Në këtë ditë gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Përkujtohet 1 vjetori i sulmeve në Bruksel

Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot Sulltan Novruzin. Dita e Sulltan Novruzit e cila përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe sipas traditës besimtarët e nisin ditën me urimet më […]