Bëj pushime duke mos shpenzuar shumë

Editor
Read Time1 Minute, 28 Seconds

Pushimet e verës  po afrohen. Punojmë gjithë vitin, por asnjëherë nuk janë mjaftueshëm kursimet për të bërë pushimet e shumë dëshiruara.

Të gjithë duan ta eksplorojnë botën. Eksperiencat nga udhëtimet mbesin të pashlyera përgjithmonë. Përvojat, zakonet, takimet, rrugët, ushqimet, njerëzit, ndejat dhe qejfet do t’i kujtoni përjetë. Por shpesh për tu realizuar udhëtime të bukura dhe plotë pasion duhen shumë të holla.

Megjithatë mendojeni dhe një herë sepse ekzistojnë edhe disa mundësi me më pak para mund të bëni qejfet tuaja. Më poshtë i keni disa këshilla të vlefshme:

  1. Merreni ndonjë apartament me qira (le te jetë modest) ose qëndroni tek ndonjë i afër i juaji.
  2. Fluturoni nga aeroporti më i afërt, sepse shpenzimet janë gjithmonë më të vogla. Kërkoni bileta të lira për destinacionin tuaj (fluturimet e tilla realizohen herët në mëngjes ose natën vonë).
  3. Gjithmonë përdorni transportin publik.
  4. Blijeni një kartë me të cilën do të mund t’i vizitoni muzetë.
  5. Konvertoni paratë varësisht se në cilin vend jeni.
  6. Përdorni kuzhinën lokale, pa shkuar në restorante të shtrenjta.
  7. Instaloni një aplikacion të udhëtimit në telefonin tuaj, ku do të mund t’i shfletoni hartat që ju duhen.
  8. Mos keni frikë të kërkoni zbritje për shërbimet plotësuese.
  9. Bëni autostop
  10. Lexoni dhe informohuni për vendin ku do shkoni, kështu shpenzoni kohën në mënyrën më të dobishme të mundshme.

Megjithatë gjithmonë përgatituni mire për udhëtimin tuaj paraprakisht. Dhe në fund shijojeni udhëtimin me shokët, familjen apo këdo tjetër

Mos harro aparatin fotografik…

Pushime të mbara…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Në Rusi krijohet vullkani i parë artificial

Pushimet e verës  po afrohen. Punojmë gjithë vitin, por asnjëherë nuk janë mjaftueshëm kursimet për të bërë pushimet e shumë dëshiruara. Të gjithë duan ta eksplorojnë botën. Eksperiencat nga udhëtimet mbesin të pashlyera përgjithmonë. Përvojat, zakonet, takimet, rrugët, ushqimet, njerëzit, ndejat dhe qejfet do t’i kujtoni përjetë. Por shpesh për […]