Bashkia Tiranë do bashkëpunojë me ekspertë zviceranë për demokracinë e drejtpërdrejtë

Editor
Read Time2 Minutes, 52 Seconds

Një memorandum i ri mirëkuptimi lejon ekspertizë nga Zvicra dhe Këshilli i Evropës që të prezantojë elemente të demokracisë së drejtpërdrejtë tek të dy bashkitë

Kryetari i Bashkisës së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Ambasadorin zviceran Christoph Graf dhe Kreun e Këshillit të Evropës në Shqipëri Claus Neukirch për të bashkëpunuar në fushën e demokracisë së drejtpërdrejtë. Një memorandum i ngjashëm u nënshkrua dje gjithasthu nga Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj.

”Instrumentet e demokracisë së drejtpërdrejtë si referendumet janë një praktikë e zakonshme në Zvicër. Mendoj se edhe Shqipëria po bën hapa në këtë drejtim”, tha Ambasadori Graf pas nënshkrimit. Ai përsëriti se demokracia në fakt nis në nivelin vendor dhe bashkitë janë praktikueset më reale të demokracisë së drejtpërdrejtë.

Kryebashkiaku Veliaj tha: “E shoh shumë të dobishme marrëveshjen që po bëjmë sot me qeverinë e Zvicrës dhe KiE për të pasur një platformë konkrete, e cila të kthehet në rregull për Bashkinë e Tiranës dhe mënyrën si konsultohet me qytetarët për vendimmarrje të rëndësishme, referendume, demokraci direkte dhe të gjitha propozimet apo nismat qytetare që vijnë jashtë kontekstit tradicional të bashkive”.

“Demokracia e drejtpërdrejtë brenda një kuadri të përcaktuar mirë do të sjellë një terren të ri për autoritetet vendore që të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve në vendim-marrje me synim që të përgjigjen me mirë ndaj nevojave të konstituencave”, tha Kreu i Këshillit të Evropës në Shqipëri Claus Neukirch.

Bazuar në këtë memorandum të dy bashkitë – Tirana dhe Mallakastra – do të punojnë me ekspertë zviceranë dhe nga Këshilli i Evropës për të ndërtuar një model të demokracisë së drejtpërdrejtë. I pari i këtij lloji në Shqipëri ky model do të skicohet nga eksperti zviceran Andreas Gross – një ish deputet dhe aktivist politik.

Stafi i bashkisë do të trajnohet mbi konceptin dhe praktikat e demokracisë së drejtpërdrejtë e cila është një karakteristikë e veçantë e sistemit politik zviceran dhe i lejon qytetarët të ndikojnë aktivisht mbi vendimet dhe politikat. Një plan veprimi do të zbatohet  për të testuar instrumentet të demokracisë së drejtpërdrejtë si konsultimet me qytetarët në kontekstin e Tiranës dhe Mallakastrës.

Bashkia e Mallakastrës është tashmë e angazhuar në një shembull të parë të demokracisë së drejtpërdrejtë duke mbështetur një nismë që banorëve për të ndalur ndërtimin e një dige mbi lumin Vjosa e cila mund të ketë impakt të dëmshëm mjedisor mbi komunitetin në zonën e Poçemit.

Demokracia e drejtpërdrejtë është neglizhuar në Shqipëri dhe qytetarët ndihen pa zë në lidhje me ndikimin mbi vendimet që kanë impakt mbi ta. Të dy këto bashki kanë kërkuar asistencë nga Ambasada e Zvicrës dhe Këshilli i Evropës për prezantimin e instrumenteve të demokracisë së drejtpërdrejtë në territoret e tyre për të përfshirë më mirë qytetarët në vendim-marrje. Qeveria e Zvicrës përmes programit të mbështetjes së qeverisjes vendore do të ofrojë për këto dy bashki ekspertizë të vlefshme të për zbatimin e instrumenteve të demokracisë së drejtpërdrejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Homo sapiens/ Gjashtë mënyra si mund të vijë fundi ynë

Një memorandum i ri mirëkuptimi lejon ekspertizë nga Zvicra dhe Këshilli i Evropës që të prezantojë elemente të demokracisë së drejtpërdrejtë tek të dy bashkitë Kryetari i Bashkisës së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Ambasadorin zviceran Christoph Graf dhe Kreun e Këshillit të Evropës në Shqipëri Claus […]