Basha në Tendë: Jo Trim për Berishën, Frikacak për veten…PO

administrator
Read Time4 Minutes, 30 Seconds

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka reforma në drejtësi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai është ndalur në bojkotin e Paritsë Demokratike për të cilën theksoi edhe njëherë se nuk ka zot që e ndal votën e qytetarëve shqiptarë dhe vullnetin e tyre për një shtet të drejtë dhe të barabartë, ku ligji funksionon njësoj për të gjithë.  Për zotin Bushati për të garantuar demokracinë, për të garantar ekonominë, kapitalizmin patjetër që duhet edhe drejtësia.

“Ne deri më sot drejtësinë e kemi patur vetëm si koncept të vendosur diku, apo më saktë ka qenë si një dhomë rrëfimi, ku çfarëdolloj gabimi që bëhej, çfarëdolloj dëmi apo krimi  mjaftonte ta lëshoje në atë dhomë dhe në vetvete gati gati zhdukej, në vetvete sistemi gjyqësor nuk ka zgjidhur asnjë problem që ka të bëjë me realitetin e qytetarëve shqiptar. Ky sistem jo thjesht duhet të marrë fund, jo thjesht duhet të rilindë, por duhet të marrë rolin parësor që ka si garant i drejtësisë, sepse vetëm drejtësia me një sistem funksional të gjykatave, të prokurorisë mund të jetë më në fund barazpesha, garanti i vetëm i sistemit demokratik, sepse ashtu siç e kemi parë deri më sot demokracinë, nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë nëqoftëse drejtësia nuk i ndëshkon ata që manipulojnë, që devijojnë, që blejnë dhe që tjetërsojnë votën e çdo shqiptari.

Një parti politike patjetër ka ambicien që të realizojë sa më shumë vota dhe t`i kthejë ato në mandate, të vijnë në këtë parlament dhe të marrin mazhorancën.  Por është sistemi i drejtësisë ku qytetarët nuk kanë një besim, nuk janë të bindur në mënyrën se si po shkon vota e tyre dhe vetëm sistemi i drejtësisë mund t`i garantojë dhe këtu qëndron paradoksi i vërtetë politik, logjik dhe taktik i asaj kaste të Partisë Demokratike, sepse aspiratat e të gjithë demokratëve janë për demokraci  funksionale por Partia Demokratike e ka mbyllur aspiratën e demokratëve për demokraci dhe drejtësi në atë tendën e turpshme. Duket sikur ajo tenda që ka bllokuar drejtësinë është pasoja por jo nuk është pasoja, tenda është bllokimi i demokracisë, është shkaku pasi kasta e Partisë Demokratike sot në pushtet e ka kapur gjithë procesin sepse ka frikë nga reforma në drejtësi. Shumë nga qytetarët mund të mendojnë se ndoshta erdhi koha që zoti Basha si lideri dual i opozitës më në fund u burrërua dhe po del aty dhe po mbron interesat e atyre të cilët e kanë zgjedhur. Për mua nuk është se zoti Basha më në fund u bë burrë sepse mbron familjen Berisha apo ish-  ministrat, zoti Basha ka frikë për veten e vet sepse e di që ka një çështje të hapur me drejtësinë. Mjafton një prokuror i ndershëm, një gjyqtar i ndershëm dhe ta thërrasë zotin Basha para drejtësisë për çështjen e dosjes Rrëshen-Kalimash, vjedhjes më të madhe që ka parë ndonjëhrë dhe do të shohë historia e Shqipërisë me fondet e shqiptarëve, me fondet e buxhetit. 1 miliard e gjysëm euro pa tender, pa preventiv, pa volume pune, pa çmime për njësi, pa asnjë lloj institucioni që t`i kontrollojë apo t`i masë ato punime. 1 miliard e gjysëm euro të hedhura dëm me një firmë të zotit Basha.

Fushata është shumë afër, nuk ka zot që e ndalon votën e qytetarëve shqiptarë, nuk e ka bërë dot as zoti Berisha i plotfuqishëm sulltani i parë në 96`, nuk u ndalua dot dhe nuk u bë as në zgjedhjet e fundit elektorale sepse sot në Shqipëri, në mes të Europës, një vend në NATO, në këtë mbikqyrje kaq të shtuar të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, me këtë vullnet që ka treguar mazhoranca për të ndarë demokracinë, për të ndarë drejtësinë, për të ndarë pushtetin kur vjen për çështje primare që kanë të bëjë me qytetarët shqiptarë dhe ka vullnetin që të bëjë një proces shumë të saktë, pavarësisht se Partia Demokratike sot në minorancë kërkon ta ndalë këë proces, por nuk mundet, është e pamundur të ndalësh vullnetin e 98% të qytetarëve.  Zoti Basha e di mjaft mirë që nuk është një alternativë për shqiptarët dhe ndoshta nuk do votohet. Frika më e madhe e zotit Basha pas asaj të drejtësisë është që me humbjen e zgjedhjeve në Shqipëri do humbasë edhe Partinë Demokratike, dhe për një njeri që do të mbajë peng Partinë Demokratike se nuk fiton dot zgjedhjet, nuk mund të mbajë më dot peng drejtësinë, aspiratën e qytetarëve shqiptarë. Është e sigurt që qytetarët shqiptarë do të kenë demokraci, drejtësi dhe më në fund të kenë një shtet të së drejtës.

 

Fjala e Plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“Tenda Gomisteri”

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka reforma në drejtësi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai është ndalur në bojkotin e Paritsë Demokratike për të cilën theksoi edhe njëherë se nuk ka zot që e ndal votën e qytetarëve shqiptarë […]