Basha, kryetari dixhital i PD-së

administrator
Read Time2 Minutes, 36 Seconds

Në seancën e fundit plenare ditën e djeshme deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, u shpreh entuziast për investimet e shumta që do të kryhen në disa qytete të Shqiprësië, ku do të investohen rreth 50 mln dollarë në ujësjelleës kanalizime dhe impiante përpunimi moderne. Falë qeverisë Federale gjermane dhe asaj zvicerane Përrenjasi, Lushnja, Kuçova, Gjirokastra, Berati, Kamza dhe Delvina do të kenë furnizim me ujë 24. Ky projekt i cili do të sjellë një tjetër investim të rëndësishëm për qytetarët pritet të finalizohet në 2019-ën.

Por zoti Bushati nuk harroi të ndalet as në situatën politike në vend. Ai ka theksuar së për të ndërtuar diçka duhet një jetë ndërsa për të shkatërruar mjaftojnë vetëm disa sekonda. “ Këtë ka bërë gjithnjë kjo opozitë, vetëm të shkatërrojë. Ky skenar që po zbatohet sot në Shqipëri nuk është i merituar nga shqiptarët, nuk është i merituar as me mënyrën e demokracisë ku jemi. Demokraci do të thotë që një herë në katër vite të zgjedhësh me votë mazhorancën, demokraci do të thotë që me votë të zgjedhësh qeverinë, çdo format tjetër është antidemokratik. Ajo që kërkohet sot nga opozita është ndryshimi i mazhorancës, vendosja e  demokracisë ndërmjet antidemokracisë. Nuk është qeveri teknike n.q.s zgjidhet nga politikanët, është qeveri me mjete politike, po qeveri me mjete politike që nuk vjen prej votës është diktaturë. Ajo që kërkohet sot të vihet në tavolinë prej Partisë Demokratike është një format antidemokratik që qeveritë që drejtojnë Shqipërinë mos të zgjidhen më me votë por të zgjidhen në mënyrë elitare, nga dy kryetarë që ulen dhe negociojnë bashkë. Mirë por a negociohet demokracia, a negociohet vota, a negociohet parlamenti? Por PD-ja diçka e ka shumë të qartë dhe e di mjaft mirë që me mjete demokratike nuk vjen dot në pushtet. Kryetari dixhital i PD-së kërkon që ta ndajë në tavolinë, kryetari dixhital i PD-së del dhe bën llogje sepse  nuk është gati të marrë asgjë përsipër. Kryetari dixhital sot di të flasë vetëm para kamerave, por ende nuk di dhe  nuk tregon se cila është kauza e tij. Kryetari i PD-së Berisha dhe ai dixhital Basha janë sot të shqetësuar sepse e dinë se drejtësia do t`i nxjerrë jashtë sistemit dhe do i çojë para drejtësisë, prandaj të dëshpëruar jo nga dëshira as nga nga nostalgjia, po zgjedhin skenarë antiperëndimorë. Të dy e dinë që me shqiptarët i kanë mbyllur punët, e dinë që nuk do ja dalin dot të djegin Shqipërinë si në 97-ën”.

Bushati nënvizon në fjalën e tij dhe shpreh bindjen se e gjithë kjo `katrahurë` e krijuar nuk është veçse një krizë artificiale.

Fjala e plotë e z.Bushati dje në parplament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 5 maj?

Në seancën e fundit plenare ditën e djeshme deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, u shpreh entuziast për investimet e shumta që do të kryhen në disa qytete të Shqiprësië, ku do të investohen rreth 50 mln dollarë në ujësjelleës kanalizime dhe impiante përpunimi moderne. Falë qeverisë Federale gjermane dhe […]