Basha del hapur kundër çeljes së negociatave/ Shqipëria nuk e meriton Europën

Editor
Read Time1 Minute, 0 Seconds

Në një kohë kur pritet të merret vendimi për Shqipërinë në lidhje me çeljen ose jo të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, kreu i PD Lulzim Basha shprehet se Shqipëria nuk e meriton.
Ndryshe nga vendet e tjera, ku në prag të vendimeve të rëndësishme forcat politike bëhen bashkë për të mirën qytetarëve, duket se Basha ka zgjedhur sërish drejtimin e gabuar. 

Pjesë nga fjala e Bashës në protestën e banorëve të unazës

“Në një vend ku kriminelët dhe hajdutët janë të lirë, dhe baballarët që mbrojnë shtëpitë e tyre janë burgjeve. Ky vend nuk e meriton Europën. Dhe ndaj ju bëj thirrje ndërkombëtarëve që një vend ku drejtohet nga krimi nuk mund të integrohet pa plotësuar kriteret. Nuk shkohet në Europë me Edi Ramën. Shqipëria si Europa do të thotë hajdutët në burg, do të thotë dëmshpërblimi i pronave, do të thotë mirëqënie, punësim dhe siguri për gjithë shqiptarët dhe jo për një grup kriminelësh dhe hajdutësh”, tha Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Berisha nuk përmbahet nga gëzimi/ Faleminderit presidenti Macron që je kundër negociatave

Në një kohë kur pritet të merret vendimi për Shqipërinë në lidhje me çeljen ose jo të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, kreu i PD Lulzim Basha shprehet se Shqipëria nuk e meriton. Ndryshe nga vendet e tjera, ku në prag të vendimeve të rëndësishme forcat politike bëhen bashkë […]