Barack Obama, lideri më me shumë ndjekës në rrjetet sociale

administrator
Read Time2 Minutes, 24 Seconds

Sot gjithnjë e më shumë vihet re përdorimi i rrjeteve sociale. Jo vetëm qytetarët e thjeshtë por edhe figurat politike përdorin masivisht rrjetet sociale. Tashmë ata janë pjesë e pandashme e teknologjisë ku vërehet se liderët në mbarë botën në kohët e fundit përdorin në mënyrë më aktive Twitter-in për të njoftuar politikat që ndjekin dhe për të përcjellë mesazhet e tyre.

Kompania globale Burson-Marsteller për marrëdhëniet me publikun e cila ndodhet me qendër në New York ka kryer një kërkim për vitin 2016 i cili përcakton se sa shumë e përdorin liderët botërorë rrjetin social Twitter. Sipas studimit, ku janë analizuar 793 llogari qeveritare të cilat ndodhen në 173 vende, bëhet e ditur se në 90% e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë një llogari në Twitter. Ndër të tjera thuhet se këto llogari kanë 324 milionë ndjekës, ndërsa zyrtarët e 20 vendeve në Afrikë dhe Paqësor nuk kanë akses në Twitter.

Por cilët janë liderët më të dashur për opinionin publik dhe më të ndjekur në rrjetin social Twitter?

Sipas studimit, një nga figurat politike që ka më shumë ndjekës në Twitter është ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i cili pak kohë më parë dorëzoi detyrën e tij tek Donald Trump. Llogaria @BarackObama të cilën Obama e krijoi gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2007 ndiqet nga më shumë se 83 milionë persona.

I dyti në radhitje si personi më me ndikim në Twitter pas Obamës është kreu i Vatikanit, Papa Françesku. Papa Françesku ka nëntë llogari të ndryshme nga të cilat publikohen mesazhe në nëntë gjuhë të ndryshme. Këto llogari të Papës ndiqen nga më shumë se 31 milionë persona.

Në vendin e tretë renditet Narendra Modi, i cili është kryeministri i Indisë dhe ka më shumë se 26 milionë ndjekës.

Në vendin e katërt është presidenti i ri amerikan, Donald Trump, i cili gjithashtu tërheq vëmendjen me performancën e tij në Twitter. Trump i cili radhitet i katërti në mesin e liderëve me afërsisht 24 milionë ndjekës thuhet se e përdor shumë shpesh këtë rrjet social. Pavarësisht se Trump është shprehur se “Unë nuk pëlqej të publikoj tweet-e, kam punë të tjera për të bërë”, ai vazhdon të japë përgjigje nga Twitter-i kundër pretendimeve rreth tij.

Edhe llogaria zyrtare @Potus e cila përdoret nga presidentët amerikanë është një nga llogaritë që ka një numër të madh ndjekësish. Kjo llogari e cila pas 20 janarit nga Obama ka kaluar tek Trump ndiqet nga mbi 14 milionë persona.

Ndërsa në vendin e gjashtë sipas Anadolu Agency (AA) renditet presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

10 Librat të cilët kanë bërë histori, mund t`i lexoni `me një frymë`

Sot gjithnjë e më shumë vihet re përdorimi i rrjeteve sociale. Jo vetëm qytetarët e thjeshtë por edhe figurat politike përdorin masivisht rrjetet sociale. Tashmë ata janë pjesë e pandashme e teknologjisë ku vërehet se liderët në mbarë botën në kohët e fundit përdorin në mënyrë më aktive Twitter-in për […]