“Balena Blu” rezikon edhe Shqipërinë

Editor
Read Time1 Minute, 35 Seconds

“Balena Blu” është loja vrasëse e krijuar nga një grup njerëzish në rrjetet sociale të cilët nxisin individë nga e gjithë bota (më së shumti fëmijë dhe adoleshentë) të vrasin veten. Ekzistojnë me qindra dhe mijëra postime në Instagram të cilët paralajmërojnë rrezikun që sjell kjo lojë për secilin që ftohet ta luajë.

Si funksionon?

Mendohet që personat të cilët e kanë krijuar këtë lojë makabre dërgojnë një mesazh ku të ftojnë të luash një lojë. Preja më e lehtë janë fëmijët, të cilët janë naivë dhe të gatshëm të pranojnë shumë gjëra, sidomos kur bëhet fjalë për një lojë. Në mesazhin e parë nuk jepen shumë detaje. Sfidat nuk paraqiten aq të rrezikshme në pamje të parë, dhe kjo është një lloj strategjie për të tërhequr viktimat. Në momentin që një person pranon të luajë, nuk ka kthim mbrapa. Ata përdorin metoda manipulative për t’i bërë fëmijët që mos të heqin dorë nga loja. Sfidat sa vijnë edhe bëhen më të tmerrshme. Ato konsistojnë në prerjen e pjesëve të trupit me thikë, të parit video të frikshme gjatë orëve të vona dhe në fund, pas 50 ditëve, sfidash torturuese, vdekja është shpëtim, fëmijët ftohen që të hidhen nga një ndërtesë shumë e lartë. Personat që e kanë krijuar këtë lojë, janë mjeshtra të psikologjisë. Lojtarë perfekt të mendjes njerëzore, të cilët e kanë planifikuar shumë qartë çdo lëvizje. Të gjitha sfidat që fëmijët apo adoleshentët ndërmarrin, çojnë në një kaos psikologjik i cili gradualisht të çon në depresion. Mendja e një njeriu që tashmë ndodhet në depresion, është shumë e lehtë të shkojë drejt vetëvrasjes, e cila është edhe sfida finale e kësaj loje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Unaza 13 dollarë e bën milionere

“Balena Blu” është loja vrasëse e krijuar nga një grup njerëzish në rrjetet sociale të cilët nxisin individë nga e gjithë bota (më së shumti fëmijë dhe adoleshentë) të vrasin veten. Ekzistojnë me qindra dhe mijëra postime në Instagram të cilët paralajmërojnë rrezikun që sjell kjo lojë për secilin që […]