Art apo teknologji

administrator
Read Time1 Minute, 16 Seconds

Në fundit e vitit të kaluar kjo fotografi e disa fëmijëve duke pare telefonin e tyre pranë veprës së Rembrandit “The Night Watch” në muzeun “Rijksmuseum” në Amsterdam filloj të përhapej me shpejtësi në rrjet.Shumë shpejt ajo u bë virale. Menjëherë  u etiketua me komente të tipit: “një metaforë tipike për kohën tonë“, “fundi i civilizimit” ose “një panoramë e trishtë e shoqërisë sonë“.

Gjithçka ishte e gabuar!

Rezultoi se “Rijksmuseum” kishte një aplikacion për telefona që përveç të tjerave, përmbante informacione më të detajuara për guidën dhe për veprat e shfaqura nëpër ekrane. Si pjesë e vizitës së tyre në muze, fëmijët, e lartë përmëndur kishin admiruar artin dhe po dëgjonin me kujdes shpjegimet e ekspertit. Ata kishin marrë një detyrë në shkollë të cilën do e realizonin ndër të tjera duke shfrytëzuar aplikacionin e muzeut.

Në të njëjtën kohë teknologjia i mundësoj fëmijëve të merrnin më shumë informacion në lidhje me artin, dhe të rriturve që përdorin rrjetin të krijonin një iluzion mediatik për realitetin që ishte krejt ndryshe.

Të vërtetat nuk para bëhen virale. Cili është shqetësimi më i madh për fundin e civilizimit? Të rinjtë që përdorin teknologjinë për tu informuar më shumë për artin apo injoranca e një brezi tjetër që nxiton të krijoj hipoteza të pabaza!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Sekretari Kerry uron Shqipërinë me rastin e ditës së pavarësisë

Në fundit e vitit të kaluar kjo fotografi e disa fëmijëve duke pare telefonin e tyre pranë veprës së Rembrandit “The Night Watch” në muzeun “Rijksmuseum” në Amsterdam filloj të përhapej me shpejtësi në rrjet.Shumë shpejt ajo u bë virale. Menjëherë  u etiketua me komente të tipit: “një metaforë tipike […]