Arrestimi i grabitësve/ Tahiri përgëzon punonjësit e policisë: Bravo çuna !

Editor
Read Time4 Minutes, 5 Seconds

Prononcomi i ministrit Tahiri te Policia e Tiranes, pas zbardhjes se 2 ngjarjeve ku u grabiten eskorta qe transportonin vlera monetare ne aksin Tirane – Rinas:

Unë besoj kjo është një ditë si gjithë të tjerat për Policinë e Shtetit, ku për fat të keq, përtej sulmeve, baltës, llumit që është hedhur ndaj policisë, kemi arritur gjithmonë t’i tregojmë qytetarëve shqiptarë se jemi në shërbimin e tyre për ta bërë Shqipërinë një vend shumë më të drejtë dhe shumë më të sigurt.

Ndaj unë dua të falënderoj të gjithë efektivët, oficerët e policisë që punuan në mënyrë të palodhur këto ditë dhe zbardhën një seri ngjarjesh në kohë rekord.

Ju pata thënë, bëni durim, sa herë pyesnit. Kështu që kisha të drejtë kur e justifikoja edhe padurimin tuaj, ashtu siç dua të falënderoj të gjithë qytetarët për besimin që kanë investuar te Policia e Shtetit.

Të falënderoj pa dyshim edhe të gjitha ata që me mosbesimin e tyre na kanë nxitur të punojmë më mirë.

Kjo është ekzaktësisht policia që duam. Dhe kjo është pa asnjë dyshim, energjia e domosdoshme për Shqipërinë që duam.

Dua edhe njëherë ta shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje atyre që gjejnë çdo moment për të sulmuar Policinë e Shtetit, t’i them edhe njëherë që Policia e Shtetit është në krye të detyrës.

Nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën. Policia e Shtetit bën maksimumin për t’i shërbyer qytetarëve, për të fituar besimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ata që janë sot kundër policisë, janë ajo pakicë e vogël që janë edhe kundër vettingut, dhe kundër atyre që duan drejtësi në këtë vend.

Janë shumë pak për të na bërë rrugën e vështirë, ashtu siç janë shumë pak për të ulur besimin e qytetarëve shqiptarë të Policia e Shtetit.

Ju faleminderit edhe ju sepse na keni dhënë mundësinë që të komunikojmë me publikun shumë më intensivisht se zakonisht, pavarësisht momenteve me tension mes nesh.

Është gjithë sesi një marrëdhënie e shkëlqyer mes nesh që tregon se si të gjithë bashkë jemi në të njëjtën anë, te fronti i të mirës, te atyre që e duan Shqipërinë më të mirë, policinë më të mirë dhe sot besoj se më justifikoni t’ju them ‘’Bravo çuna”.

Pyetje: A do ketë një shpërblim të vogël për grupin policisë që arriti të zbardhë këtë ngjarje?

Ministri Tahiri: Unë nuk para premtoi kur nuk e mbaj, por besoj që po.

Pyetje: Zoti Tahiri, zyrtarët e policisë thanë që është zbardhur i gjithë mekanizmi se si funksiononte ky grup. Ku kanë shkuar lekët e grabitjes së parë? Do ketë publiku një lajm të mirë edhe për grabitjen në Rinas, për të cilën është shpallur në kërkim një i dyshuar?

Ministri Tahiri: E rëndësishme është që Policia e Shtetit ka bërë gjithçka për të identifikuar autorët.

Disa prej tyre janë të arrestuar. Shumë pak janë në kërkim. Ndërkohë për çdo ngjarje që ka ndodhur, policia ka identifikuar autorët dhe shumë shpejt do të vihen para drejtësisë.

Kini besim te puna që bën policia ditë për ditë, që shpeshherë nuk është në lajmet tuaja.

Shpesh herë ka më shumë sulme, vrer dhe baltë ndaj Policisë së Shtetit.

Kjo sepse sot Policia e Shtetit është ekzaktësisht vija ndarëse ndërmjet shqiptarëve shumicë dërrmuese që duan një vend më të drejtë, që duan një shoqëri më të drejtë, që duan një Shqipëri më të drejtë; ndërmjet shqiptarëve që duan drejtësi dhe asaj pakice që do ta mbajë vendin peng, me një drejtësi të kapur peng.

Sot Policia e Shtetit është ekzaktësisht vija ndarëse ndërmjet dy Shqipërive: Shqipërisë që duam ne dhe shqiptarët dhe Shqipërisë që duan të mbajnë peng ata që e mbajtën peng deri më sot dhe që nuk do ia dalin dot.

Sot kundër Policisë është ajo pakicë që është kundër Vetting-ut. Kjo është shumë e rëndësishme për ta bërë dallimin.

Kjo është shumë e rëndësishme për t’i kujtuar çdo qytetari se na duhet vetëdija e secilit.

Na duhet forca dhe energjia e secilit për të bërë Shqipërinë që duam. Na duhet besimi i secilit. Na duhet bashkëpunimi i secilit.

Ndaj dua dhe njëherë të falenderoj të gjithë qytetarët që besojnë te Policia e Shtetit.

Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bima që përmirëson kujtesën

Prononcomi i ministrit Tahiri te Policia e Tiranes, pas zbardhjes se 2 ngjarjeve ku u grabiten eskorta qe transportonin vlera monetare ne aksin Tirane – Rinas: Unë besoj kjo është një ditë si gjithë të tjerat për Policinë e Shtetit, ku për fat të keq, përtej sulmeve, baltës, llumit që […]