“Ariu i Artë” në Berlin, Triumfon kinematografia Hungareze

administrator
Read Time49Seconds

Kinematografia hungareze ngriti kupën “Ariu i Artë” me filmin “Estrol es lelekrol” ndryshe në shqip “Mbi trupin dhe shpirtin” në Festivalin e Filmit në Berlin në edicionin e 67-të të tij. Historia e dashurisë, vendosur në një thertore në Budapest, ka per skenarist dhe regjisor Ildiko Enyedi. Presidenti i jurisë së festivalit është shprehur se e gjithë juria ra në dashuri me këtë film që në momentin e parë.

Mes 18 filmave në konkurim, “Ariun e Argjendtë” e fitoi “Felicity” (Lumturi) i regjisorit Alain Gomis, një bashkëprodhim mes pesë shtetesh, Francë, Senegal, Belgjikë, Gjermani dhe Liban.

Regjisori më i mirë u shpall finlandezi Aki Kaurismaki për filmin “Toivon tuolla puolen” (Bregdeti i ardhshëm i shpresës).

Koreano-jugorja Kim Min-hee u shpall aktorja më e mirë për interpretimin në filmin ”Bamui haebyun-eoseo honja” (E vetme natën ne plazh), ndërsa çmimin për aktorin më të mirë e mori austriaku, Georg Friedrich, me filmin “Netë të ndritshme” i Thomas Arslan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Korça tani me një maternitet të ri dhe shërbim të hemodializës

Kinematografia hungareze ngriti kupën “Ariu i Artë” me filmin “Estrol es lelekrol” ndryshe në shqip “Mbi trupin dhe shpirtin” në Festivalin e Filmit në Berlin në edicionin e 67-të të tij. Historia e dashurisë, vendosur në një thertore në Budapest, ka per skenarist dhe regjisor Ildiko Enyedi. Presidenti i jurisë […]