Arbri, Gjeniu 6-vjeçar nga Përmeti

Editor
Read Time1 Minute, 12 Seconds

Vështirë të harrohen aftësitë e pazakonta të Arbrit për të kryer me shpejtësinë e një makinë llogaritëse veprime me numra 3 dhe 4 shifror.

Prindërit vendosen që djali i tyre ti nënshtrohej testit të inteligjencës për të matur forcën e tij mendore të pazakontë, jo vetëm për një 6-vjeçar, por edhe për më të rritur. Kërkimet për një test të çertikuar mbërritën në Kosove pasi Shqipëria nuk dispononte burime.

Një Institut i çertifikuar atje nga SHBA, për matje të standartizuara inteligjence, ishte zgjidhja më e afërt dhe më korrektja për Arbrin.

Ishin këto nënteste inteligjence.

1-Kompletimi i formave,

2-Gjetja e figurave brenda një fotografie të caktuar;

3-Përcjellja dhe radhitja e sekuencave;

4-Si dhe krahasimi i analogjive në figura.

Ndonëse jo surprizë, 6-vjeçari u klasifikua me inteligjencë superiore. Bazuar mbi ngjashmëritë në botë, specialisti rekomandoi kapërcim të klasave të para për djalin por i mbështetur domosdoshmërish nga psikologë për të mbrojtur zhvillimin psiko-emocional të tij.

Për ministrinë tonë të arsimit Arbri shënoi një rast të pa precedent çka do të thotë se i duhet të siguroje kushtet për të gjithë ata që shfaqin aftësi të rralla.

Në muajt në vijim ky institucion duhet të ndërmarrë vendimin se çfarë rruge do të ndjekë edukimi arsimor i Arbrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mos pini ujë akull të ftohtë...

Vështirë të harrohen aftësitë e pazakonta të Arbrit për të kryer me shpejtësinë e një makinë llogaritëse veprime me numra 3 dhe 4 shifror. Prindërit vendosen që djali i tyre ti nënshtrohej testit të inteligjencës për të matur forcën e tij mendore të pazakontë, jo vetëm për një 6-vjeçar, por […]