Anulimi i zgjedhjeve/ Presidenca: E kemi opinionin e “Venecias”, por do ta bëjmë publike më vonë

Editor
Read Time58Seconds

Pak ditë pasi në media u publikua opinioni Komisionit të Venecias në lidhje me ligjshmërinë e anullimit të zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta, ka ardhur reagimi nga ky institucion.
Edhe pse në raport thuhej se: “Presidenti shkeli kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj”, Presidenca mendon ndryshe.
Përmes nëj postimi në rrjetet  sociale, zëdhënësi për shtyp i Presidentit Meta shprehet se ky i fundit e ka marrë opinionin e Venecias, por do ta bëjë publike disa ditë më pas.

Postimi I Tedi Blushit

Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Neritan Ceka: Do pendohemi që do futemi në BE, kafja do bëhet 1 euro

Pak ditë pasi në media u publikua opinioni Komisionit të Venecias në lidhje me ligjshmërinë e anullimit të zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta, ka ardhur reagimi nga ky institucion. Edhe pse në raport thuhej se: “Presidenti shkeli kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë […]