Amnistia fiskale/ Bushati: Po vendosim bazamentet e Reformës në Drejtësi

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 23 Seconds

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e ‘Ilva Now’, ku foli lidhur me nismën më të re që qeveria do të ndërmarrë. Bëhet fjalë për amnistinë totale fiskale, e cila do të zbatohet ndaj atyre që paratë i kanë bërë me djersë, por në të zezë. Nga kjo nismë që u propozua nga kryeministri dhe që pritet t’i japë një shtysë ekonomisë shqiptare, do të përjashtohen ata që e kanë detyrim deklarimin e të ardhurave dhe ata që janë subjekte të ligjit.

Deputeti socialist deklaroi se amnistia vjen në kuadër të Reformës në Drejtësi, ndërsa theksoi se gjyqtarët dhe prokurorët e dalë nga sistemi dhe politikanët, nuk përfitojnë nga ajo.

“Ky është një moment i nisjes nga pika zero. Po vendosim një bazament me Reformën në Drejtësi. Ky është momenti kur mund të vendosim disa binarë për t’u zhvilluar si një vend normal”, shprehu Bushati.

Kreu i PS-së në Tiranë pohoi se në botë përllogaritet se të ardhurat e krimit përbëjnë 10% të GDP-së dhe nga ky kuadër tha se në Shqipëri këto të ardhura mund të arrijnë në 1.5 milionë euro në vit.

‘Nga kjo nismë do të përfitojnë emigrantët dhe ata biznesmenë që e kanë nisur nga zero. Nuk do të ketë interes për deklarimin e të ardhurave në bankë. Në dy vitet e ardhshme, përpos rindërtimit, do të ketë investime të mëdha në vend’, theksoi së fundmi deputeti socialist, Ervin Bushati.

Intervista e plotë:

 

‘Zemra e Tiranës’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati: Mazhoranca në fokus, vetëm sfidat e Shqipërisë

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e ‘Ilva Now’, ku foli lidhur me nismën më të re që qeveria do të ndërmarrë. Bëhet fjalë për amnistinë totale fiskale, e cila do të zbatohet ndaj atyre që paratë i kanë bërë me djersë, por në të zezë. Nga […]