Amerikanët votojnë

administrator
Read Time1 Minute, 23 Seconds

Amerikanët po votojnë sot për të zgjedhur presidentin e 45-të historisë së tyre, pas nje gare të ethshme dhe shumë të ashpër mes demokrates Hilari Klinton dhe Donald Tramp.  Të dy kandidatët kanë bërë fushatë deri në minutat e fundit, në disa prej shteteve fushëbetejë. Sondazhet e fundit tregojnë se Hillary Clinton udhëheq garën në shkallë kombëtare me një diferencë të vogël nga rivali i tij dhe në këtë situatë, rezultatin mund ta përcaktojë pikërisht pjesëmarrja në votime në rreth 12 shtetet e lëkundura.

Sipas sondazheve të CNN-së, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Hillary Clinton po udhëheq bindshëm në New Hampshire dhe në Pennsylvani.

Shtetet amerikane dhe vëzhguesit e zgjedhjeve njoftojnë se ka pasur një numër rekord të votimeve të hershme, me një pjesëmarrje të madhe të pazakontë të votuesve hispanikë që duket se i kanë dhënë përparësi Clintonit. Agjencia “Associated Press” ka raportuar se së paktën 43.2 milionë njerëz kanë votuar deri dje, ndërsa pritet që numri i përgjithshëm i këtij lloji të votimeve të arrijë në 50 milionë deri në fund të votimit. Kjo do të thotë se më tepër se 40% e zgjedhësve amerikanë tashmë e kanë hedhur votën e tyre para ditës së sotme, kur është dita e fundit e zgjedhjeve presidenciale. Fituesi i zgjedhjeve në Amerikë do të bëhet presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara dhe do të marrë detyren më 20 janar, duke zëvendësuar presidentin në detyre, Barack Obama.

Përgatiti: J.A/ zemraetiranes.al

#usaelections #zemraetiranes 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

10 gjuhët më të vështira për tu mësuar, ndër to edhe gjuha shqipe

Amerikanët po votojnë sot për të zgjedhur presidentin e 45-të historisë së tyre, pas nje gare të ethshme dhe shumë të ashpër mes demokrates Hilari Klinton dhe Donald Tramp.  Të dy kandidatët kanë bërë fushatë deri në minutat e fundit, në disa prej shteteve fushëbetejë. Sondazhet e fundit tregojnë se […]