Akti normativ për qiratë/Bushati: Shqipëria, në sinkron me shtetet e tjera

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 52 Seconds

Deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në një intervistë për ‘A2CNN’ foli për aktin më të ri të qeverisë, në të cilin ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla, studentëve dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të pandemisë.

Ky akt normativ u shoqërua me një reagim të pabazë nga ana e Partisë Demokratike, e cila shprehu se Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që ka ndërmarrë një akt të tillë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati foli në ‘A2 CNN’ mbi këtë temë dhe përgënjeshtroi me fakte akuzat e Partisë Demokratike, duke u shprehur qartë se qeveria shqiptare nuk ka shpikur asnjë nga masat e marra, por ato janë të sinkronizuara edhe me vende të tjera.

‘Këto masa zbatohen në Francë dhe në Amerikë. Kategoria e këtyre që jetojnë me qira është më e madhe se ata që japin apartamente me qira. Asnjë sot në Shqipëri nuk do të vdesë për të ngrënë dhe nuk do të vuajë për të ngrënë. Kjo kosto do të ndahet në mënyrë të barabartë me shoqërinë”, shprehu Bushati.

Më tej, deputeti i PS-së theksoi se qeveria ka treguar maturi dhe përkushtim, si në rastin e tërmetit, po ashtu edhe me pandeminë e koronavirusit duke ia dalë mbanë denjësisht dhe me kokën lart.

“Nga ana tjetër ka qenë e admirueshme sjellja e qytetarëve shqiptarë në gjendjen e luftës. Patjetër do të merren masa që ekonomia të mos kolapsojë. Mendoj se qeveria ka treguar maturi shumë të mirë. Ne e shajmë qeverinë, por kemi kaluar dy kriza shumë të forta, tërmeti dhe tani koronavirusi. Masat janë po ato që po merren në të gjithë botën.

Hallka më e dobët në çdo vend të botës sot janë shtresat nën nevojë, nga krahu tjetër janë edhe konsumatorët e këtyre biznese, por ata nuk mund të kërkojnë vetëm për vete. Qeverisja në radhë të parë është për qytetarët”, theksoi deputeti socialist, Ervin Bushati.

Intervista e plotë:

Pagesat e qirave, Bushati: Qeveria nuk ka bërë shpikje, masat janë të sinkronizuara

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati: Opozita nuk ofron bashkëpunim, por luftë politike

Deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në një intervistë për ‘A2CNN’ foli për aktin më të ri të qeverisë, në të cilin ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla, studentëve dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të pandemisë. Ky akt normativ […]