Akrepat e orës ndryshojnë, një orë gjumë më pak

administrator
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Fundi i Marsit do të sjellë edhe ndryshimin e akrepave të orës, duke zgjatur ditën me një orë. Ekzaktësisht në natën mes të shtunës 25 mars dhe të dielës 26, akrepat e orës do të shkojë 60 minuta përpara. Për të gjithë ata që pëlqejnë pasditet e vona mund të gëzohen, por ata që duan gjumin dhe pëlqejnë të flenë do t`u duhet të zgjohen një orë më herët.

Ndryshimi i akrepave të orës është sanksionuar që prej vitit 1981 në të gjithë Evropën dhe shtetet e saj. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit Mars dhe të dielën e fundit të Tetorit, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara që prej datës 8 Mars. Ndryshimi i akrepave të orës ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore. Këtë vit ora dimërore kthehet në 28 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Robotët që do të kërkojnë mineralet në det

Fundi i Marsit do të sjellë edhe ndryshimin e akrepave të orës, duke zgjatur ditën me një orë. Ekzaktësisht në natën mes të shtunës 25 mars dhe të dielës 26, akrepat e orës do të shkojë 60 minuta përpara. Për të gjithë ata që pëlqejnë pasditet e vona mund të […]