Agjensia Italiane “ANSA” shkrim për turizmin në Shqipëri

administrator
Read Time1 Minute, 25 Seconds

Për Shqipërinë dhe bukuritë natyrore të saj kanë shkruar shumë media të huaja prestigjoze. Por kësaj here është agjensia italiane “Ansa” e cila i ka kushtuar një artikull vendit tonë dhe turizmit.

“Shqipëria synon të bëhet gjysma turistike e italianëve”. Kështu e ka titulluar artikullin e saj presigjozja italiane e cila vëren se pas dekadash izolim vendi i vogël i Ballkanit tërheq interesin e operatorëve turistikë italianë dhe për herë të parë figuron me plazhe si Vlora apo Saranda në katalogët verorë të grupit Alpitour në Itali apo meture historike që propozohen në brand-in Francorosso.

“Ansa” ne shkrimin e saj ka treguar edhe shifra të cilat flasin se viti 2016 kishte një bum turistësh : 4,3 milionë, 15% më tepër se në 2015 e se sektori i turizmit është një nga më të rëndësishmit me një xhiro prej 1,5 miliardë euro, 7% të PBB kombëtar”. Rritja i detyrohet flukseve të vendeve fqinje si Kosova dhe Maqedonia, por edhe Gjermanisë, Polonisë dhe Italisë.
Në shkrim shkruhet edhe për situatën politike në vend si detajë që Shqipëria që prej 2014-ës është kandidate për të hyrë në BE, gjendet dy javë para zgjedhjeve politike e ndërkohë është kthyer në një kantier të madh ndërtimi, ku investohet sidomos për infrastrukturën.  
Duke qenë se fokusi i shkrimit është turizmi në shkrim nuk është lënë pa përmendur eshe ulja e TVSH-së për strukturat akomoduese nga 20% në 6%.

Ansa” i referohet edhe faqes prestigjioze të turizmit botëror, “Rough Guides”, e cila e vendos këtë vit Shqipërinë mes dhjetë destinacioneve më të mira në Europë për 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati: “Krenar që përfaqësoj njësinë 8, Zemrën e Tiranës”

Për Shqipërinë dhe bukuritë natyrore të saj kanë shkruar shumë media të huaja prestigjoze. Por kësaj here është agjensia italiane “Ansa” e cila i ka kushtuar një artikull vendit tonë dhe turizmit. “Shqipëria synon të bëhet gjysma turistike e italianëve”. Kështu e ka titulluar artikullin e saj presigjozja italiane e […]