A po zhvesh Meta kostumin e Presidentit për rikthim në politikë ?

Editor
Read Time1 Minute, 44 Seconds

Presidenti Ilir Meta lëshoi një deklaratë “bombë” kur u shpreh se do të jepte dorëheqjen nga posti që mban nëse Komisioni i Venecias do ta cilësonte atë si shkelës të Kushtetutës me firmën e hedhur për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit. “Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka zhdekretuar”. Ky është një dekret ekskluziv i Presidentit”, u shpreh kreu i shtetit gjatë një interviste të gjatë televizive.
Kreu i shtetit nuk do të ndalej në deklaratat e tij, duke theksuar se edhe “nëse shikonte që Komisioni i Venecias lobohet, do të ikte përsëri”. “Unë kam shprehur respekt për Komisionin e Venecias. Unë u qëndroj të gjitha deklaratave që kam thënë më përpara. Jam i vendosur të mbrojë interesin kombëtar. Ia kam thënë Edi Ramës, të parit”, tha ai.

Presidenti gjatë intervistës të dhënë për Syri.net


Pikërisht nga frika e lobimit që Presidenti aludon në mënyrë indirekte se mund të bëhet nga mazhoranca, është edhe një arsye tjetër që ai të largohet. Vetë kreu i shtetit ka bërë të ditur se mund të shkojë vetë të mbrohet më 11 tetor në Venecia për të dhënë argumentet e tij se pse shfuqizoi zgjedhjet e 30 qershorit, e kjo ndoshta për t’u paraprirë atyre që ai i cilëson si “lobime qeveritare”.
Deri më 11 tetor, kohë kur do të dalë raporti i Komisionit të Venecias, Presidenti do të dalë në deklarata dhe do të publikojë dokumente për të realizuar mbrojtjen e tij përpara akuzave të socialistëve për shkelje të rëndë të Kushtetutës./GazetaSi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

7 hapat për të reduktuar stresin

Presidenti Ilir Meta lëshoi një deklaratë “bombë” kur u shpreh se do të jepte dorëheqjen nga posti që mban nëse Komisioni i Venecias do ta cilësonte atë si shkelës të Kushtetutës me firmën e hedhur për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit. “Nëse Venecia thotë që Ilir Meta […]