A i lyen flokët Lulzim Basha?!

administrator
Read Time1 Minute, 45 Seconds

Duke qenë se pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet, edhe këtë javë kryefjalë e debatit të  kronometruar tek “E Diell” me Adi Krastën ishte situata politike në vend. Por ndryshe nga çdo herë tjetër vëmendja u përqendrua tek elementët estetikë të personazheve politikë, por jo vetëm. Veshja e kryeministrit Rama si dhe vizita e Bashës në Amerikë dhe fotoja e tij me Trump ishin dy nga elementët më pikante.

I ftuar ashtu si çdo javë ishte edhe deputeti socialist Ervin Bushtai, i cili rikujtoi edhe njëherë legjendën e Kalasë së Rozafës, duke e vendosur këtë legjendë në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria sot. “Ne shqiptarët jemi një popull i mençur. Legjenda e Kalasë së Rozafës është e vërtetë edhe në ditët e sotme. Në zgjohemi në çdo zgjedhje me murin e rrëzuar të shtetit që ne po përpiqemi të ndërtojmë, sepse kam përshtypjen se muri, ai i qytetarisë apo si komb, ka qenë gjithmonë i ndërtuar mbi një kënetë e cila ka qenë këneta e padrejtëisë. Ne po përpiqemi që ta thajmë këtë kënetë që më në fund të vëmë themelet e një shteti ligjor e demokratik, ku gjithsecili mer hakën që i takon”.

Përsa i përket takimit të Z.Basha me presidentin amerikan Trump dhe foton që qarkulloi në media, zoti Bushati duke e kthyer në batutë u shpreh se ndoshta Tump e ka ngatërruar me ndonjë student për shkak se z.Basha nuk ka ende asnjë thinjë. “Duke qenë se atë ditë z.Trump ka kryer takime në një universitetet, në një nga zonat ku fitoi zgjedhjet, mund ta ketë ngatërruar kreun e PD-së me një student, pasi i veshur me kostum dhe me flokë të zeza që duken sikur të lyera është shumë e lehtë të ngatërrohesh”.

 

Më poshtë mund të ndiqni të plotë debatin tek “E Diell”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 20 maj?

Duke qenë se pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet, edhe këtë javë kryefjalë e debatit të  kronometruar tek “E Diell” me Adi Krastën ishte situata politike në vend. Por ndryshe nga çdo herë tjetër vëmendja u përqendrua tek elementët estetikë të personazheve politikë, por jo vetëm. Veshja e kryeministrit Rama […]