A duhet të merrni rroba me qira gjatë pandemisë…

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Fustanet e nusërisë janë veshjet më të shpeshta që merren me qira. Megjithatë, në periudhën e pandemisë, të veshësh diçka që e ka veshur dikush tjetër, mund të jetë paksa shqetësuese.

Për këtë arsye, shtrohet pyetja se sa është e sigurt që të huazosh rroba gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Nga Universiteti i Ëashingtonit kanë thënë se akoma nuk është parë ndonjë rast i bartjes së koronavirusit përmes rrobave. Nëse rrobat janë të lara pasi i ka veshur dikush tjetër, nuk ekziston ndonjë rrezik për përcimin e infeksionit.

Shumë kompani i lajnë veshjet që i japin në huazim përmes pastrimit kimik si edhe pastaj ato qëndrojnë në temperaturë të lartë, e cila i vret viruset.

Si reagim ndaj koronavirusit, të gjithë të punësuarit në kompanitë që japin rroba me qira duhet të mbajnë dorëza dhe maska, si dhe pas një ndërrimi, objekti duhet të dezinfektohet.

Mbajtja e maskave zvogëlon deri në 90 për qind transmetimin e virusit. Veç kësaj, sipas ekspertëve në Northëestern Medicine, virusi bartet nga personi në person dhe shumë rrallë mund të transmetohet përmes rrobave dhe pëlhurës, shkruan Telegrafi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ceremonia e prezantimit të “Shqiponjave” në Elbasan, Lleshaj: Siguria e vendit, nevojë primare

Fustanet e nusërisë janë veshjet më të shpeshta që merren me qira. Megjithatë, në periudhën e pandemisë, të veshësh diçka që e ka veshur dikush tjetër, mund të jetë paksa shqetësuese. Për këtë arsye, shtrohet pyetja se sa është e sigurt që të huazosh rroba gjatë periudhës së pandemisë së […]