7 qytetet më të lira në Evropë 

Editor
Read Time2 Minutes, 8 Seconds

Të gjithë duam të udhëtojmë e të shohim vende të ndryshme të botës. Gjithashtu disa kërkojnë të jetojnë në vende të ndryshme evropiane, por i tremb frika e një jetese të shtrenjtë. Por nëse dëshironi të gjeni një punë të mirë në një vend të lirë, atëherë merrni në konsideratë se ekziston një numër i madh i qyteteve përgjatë Evropës që kanë një standard të mirë jetese.

Rrogat janë të ndryshme dhe variojnë në shtete të ndryshme evropiane, por një rrogë më e lartë nuk nënkupton gjithmonë një standard më të mirë të jetesës.

Sipas një raportit të Glassdoor me titull “Which Countries in Europe Offer The Best Standard of Living” (cilat vende në Europë ofronjë standarte më të mira për të jetuar), disa qytete me rroga të ulëta janë shumë të mira për të jetuar. Ja cilat janë ato:

Barcelona, Spanjë

Zona e shtatë urbane më e populluar në Bashkimin Evropian i tërheqë profesionistët dhe turistët nga e gjithë bota, megjithatë shpenzimet e jetesës janë shumë të vogla krahasuar me pagat.

Lisbonë, Portugali

Glassdoor thotë se rroga mesatare në Portugali është vetëm 15,500 euro, por kostot e vogla të jetesës nënkuptojnë se mund të bëni një jetë të mirë aty.

Athinë, Greqi

Ky qytet mund të jetë i ‘ngulfatur’ nga papunësia masive dhe kriza e refugjatëve, por nëse keni një punë, Athina është një vend tejet i lirë për një jetesë të mirë.

Tallini, Estoni

Kostot e jetesës në këtë qytet janë shumë të lira, dhe duke e konsideruar kapitalin politik dhe financiar të Estonisë, pagat janë në rritje.

Thessaloniki, Greqi

Qyteti i dytë më i madh në Greqi gjendet pranë detit dhe aty mund të gjeni shumë vende të lira pune. Ky qytet është edhe atraksion turistik falë muzeve dhe monumenteve historike që posedon.

Tartu, Estoni

Ky qytet i bukur është i dyti më i madhi në Estoni dhe njihet si “kryeqyteti intelektual”, sepse është shtëpia e universitetit më të njohur dhe më të vjetër të shtetit, pra Universitetit të Tartus.

Porto, Portugali

Glassdoor raporton se qyteti i dytë më i madhi në Portugali është rreth 70% më i lirë për të jetuar sesa Nju Jorku.

Nëse në planet tuaja afatgjata kërkoni të ndryshoni vendbanim dhe të jetoni në një qytet evropian, atëherë këto janë shtatë qytetet më të lira evropiane për të jetuar të cilat mund t`i merrni në konsideratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Art apo teknologji

Të gjithë duam të udhëtojmë e të shohim vende të ndryshme të botës. Gjithashtu disa kërkojnë të jetojnë në vende të ndryshme evropiane, por i tremb frika e një jetese të shtrenjtë. Por nëse dëshironi të gjeni një punë të mirë në një vend të lirë, atëherë merrni në konsideratë […]