7 arsye për të vizituar Tiranën

Editor
Read Time2 Minutes, 3 Seconds

The Best Travel Places promovon Shqipërinë si destinacion turistik, por këtë herë në qendër të vëmendjes është kryeqyteti, Tirana. Ja çfarë shkruhet në këtë artikull që rendit arsyet se përse duhet ë vizitohet ky qytet.

“ A keni menduar ndonjëherë që të vizitoni Tiranën? Shumë njerëz nuk e bëjnë. Arsyeja?Pjesa më e madhe e vizitorëve preferojnë më shumë detin sesa qytetet, por Tirana është një qytet që ka shumë se çfarë të ofrojë.

Ka diçka që e bën këtë qytet të vençant edhe pse nuk është shumë i bukur. Nuk ka kështjella të stilit barok as kisha mesjeare, por përsëri magjeps. Veçantia ka të bëjë me jetën e gjallë, me arkitekturën plot ngjyra dhe me faktin se në të kombinohet e reja dhe e vjetra në një tërësi të çmendur.

Ju mund të shihni se nga njëra anë shitësit në rrugë shesin gjëra nga më të habitshmet dhe nga ana tjetër gjenden dyqanet e modës me veshjet më të fundit.
Ju mund të shihni gjeneratën e vjetër teksa pi kafe në kafenetë e thjeshta, ndërsa të rinjtë në baret luksoze.

Trafiku është i çmendur dhe jo rrallë do të gjeni rrugë me gropa, por nëse keni shpirt aventure atëherë të gjitha këto do t’ju duken disi interesante.

Por, mbi të gjitha ajo që do t’ju tërheqi është temperamenti i vendasve, ngrohtësia, humori dhe mikpritja e tyre. Kjo atmosfera që e bën Tiranën unike.
Tirana është gjithashtu një parajsë për ata që duan ushqimin e mirë. Ka shumë restorante të vegjël që shërbejnë ushqime nga më të ndryshimet dhe çmimi mesatar llogaritet në 3-4 euro për racion.

Mos humbisni mundësinë për të provuar djathin kaçkavall të fërguar, por nëse nuk jeni vegjetarian provoni mishin në grilë. Por, mund të shijoni edhe kuzhinën e vendeve të tjera. Ajo italiane është shumë popullore.

Dhe çmimet janë të favorshme. Ushqimi është bio, nuk ka kimikate. Produktet organike në Shqipëri i gjen lehtësisht, ndryshe nga ç’ndodh në vende të tjera.
Tirana nuk ka Kullën Eiffel apo Big Ben. Arkitektura e saj nuk do t’u rrëmbejë zemrën me shikim të parë, por në të padyshim do të gjeni shumë vende interesante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Franca tronditet përsëri, frikë nga sulmet terroriste

The Best Travel Places promovon Shqipërinë si destinacion turistik, por këtë herë në qendër të vëmendjes është kryeqyteti, Tirana. Ja çfarë shkruhet në këtë artikull që rendit arsyet se përse duhet ë vizitohet ky qytet. “ A keni menduar ndonjëherë që të vizitoni Tiranën? Shumë njerëz nuk e bëjnë. Arsyeja?Pjesa […]