50 Shades Darker, rikthehet në Kinema saga e filmit 18+

administrator
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Shkurti, muaji i shumë pritur i dashurisë erdhi. Bashkë me të edhe Premiera e filmit 50 Shades Darker. Një histori moderne hirushe që jeton dashurin si në një përrallë. Një përrallë e mbushur plotë me aventura dhe aksion e cila ka bërë për vete kryesisht publikun femëror të kinematografisë.

Salla e mbushur plotë, rezervime që para shumë kohësh, dhe shumë ovacione në sallë, ishte bilançi i premierës së filmit. Një materializim me zë dhe figura i librit me po të njëjtin titull. Duke qenë se janë botuar 3 libra, vitin tjetër mund të presim çudira të tjera.

Historia është po aq e vjetër sa edhe aktuale. Historia e Hirushes, që gjen princin e kaltër, apo e Lizës në botën e çudirave. Duke futur elementin 18+ automatikisht filmi u shndërrua në një atraksion për një gjeneratë të tërë, e cila para një dekade lexonte Sagën “Harry Potter” dhe shkonte në Kinema për filmin e tij kurse sot lexon Sagën “50 Shades” dhe rikthehet prapë në Kinema.

Duket si një strategji e mirëmenduar marketingu qe arrin goxha sukses duke u përshtatur në mënyrë perfekte me brezat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Zemra e Tiranës nxjerr aplikacionin e Ri

Shkurti, muaji i shumë pritur i dashurisë erdhi. Bashkë me të edhe Premiera e filmit 50 Shades Darker. Një histori moderne hirushe që jeton dashurin si në një përrallë. Një përrallë e mbushur plotë me aventura dhe aksion e cila ka bërë për vete kryesisht publikun femëror të kinematografisë. Salla […]