5 lloje njerëzish që duhet t’i shmangni

Editor
Read Time3 Minutes, 24 Seconds
  1. Njerëzit xhelozë nuk janë të mirë për ty

Ti duhet të shohësh punën tënde dhe gjërat e tua personale, ti je i vetmi që ke njohurinë, të drejtën dhe aftësinë për të bërë më të mirën për jetën tënde. E njëjta gjë është e vërtetë për këdo që ti njeh. Nëse vëren se dikush neglizhon nevojat e veta apo keqmenaxhon burimet e veta, kryesisht sepse janë shumë të interesuar në punët e tua, duhet ta largosh. Ata po i largohen gjithnjë e më shumë shtegut të tyre, dhe duke qenë se instikti i rënies është që të kapesh pas kujtdo që të mundesh për të shpëtuar, duhet të sigurohesh që nuk do kapen pas teje.

2. Cilindo që bën thashetheme

Këta tipa janë thjeshtë të tmerrshëm për t’i patur pranë. Në një farë kuptimi, ka një ndjesi superioriteti që mund ta gjesh tek të bërit thashetheme. Askush nuk është njeri më i mirë pasi ekzagjeron punët e të tjerëve, kur këta nuk ndodhen aty për të mbrojtur emrin apo imazhin e tyre. Mos u jep pas varësisë së sëmurë të përhapjes së thashethemeve.

3. Njerëzit që nuk pushojnë së ankuari për të shpëtuar jetën e tyre

Vënia e theksit tek elementët e pafavorshëm në një situatë të keqe, është e mërzitshme dhe nuk të ndihmon të zgjidhësh asgjë. Personi që ankohet më shumë është zakonisht më pak produktivi. Në fakt ka kuptim, ata nuk kanë shumë për të ofruar dhe e gjithë energjia dhe përpjekjet e tyre i kushtohen për t’u kujtuar atyre që janë aq budallenj sa t’i dëgjojnë, se gjërat janë keq e më keq. Jeta ka një sasi të shëndetshme pengesash dhe sfidash, të cilat ndërtojnë karakterin. Ky lloj personi është zakonisht shumë i varur, jo me vullnet të fortë dhe rrallëherë kompetent. Këta lloj tipash varen nga të tjerët për mbijetesën e tyre, dhe nuk kanë as qëllime e as mjete për ta bërë të vlejë kohën dhe durimin që shpenzohet për ta.

4. Personin që refuzon përgjegjësinë dhe fajëson të tjerët

Ky lloj tipi jo vetëm do të të harxhojë kohën, do të shkaktojë dhe zmadhojë konflikte, do të të bëjë dëm në jetën personale, do të të ngadalësojë rritjen tënde dhe kufizojë diversitetin e eksperiencave të tua; ai ka edhe një potencial serioz për të të futur në shumë telashe. Një person që beson se mund t’i shpëtojë pasojave të veprimeve të veta, gënjen veten. Një prej faktorëve kryesorë në jetën e tyre është që të flijojnë këdo që të munden. A do vërtetë të ndëshkohesh prej papërgjegjshmërisë së një tjetri?

5. Manipulatorin

Ky lloj personaliteti është më i keq dhe zakonisht më i vështiri për të bërë diçka në lidhje me të. Ai gënjen, bën hile, bën skema, kërcënon dhe çdo gjë që e sheh të nevojshme për të realizuar planin e fshehtë. Këta lloj tipash kalojnë pa u vënë re për një kohë të gjatë, para se të integrohen në jetën tënde në një mënyrë apo një tjetër. Për t’i larguar duhet vullnet i fortë dhe durim. Një farë ndihme nga miqtë do të ishte bekim. Cdo gënjeshtar, manipulator e përdor izolimin në avantazhin e vet. Ata përpiqen të të zënë në kurth, duke të bërë sa më të varur prej tyre që të munden. Përpiqu të kesh sa më shumë njerëz përreth. Sa më shumë sy që ta shohin situatën, aq më pak sukses do të kenë në planet e tyre. /Bota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

FOTOT/ Saimir Tahiri i pranishëm në mbledhjen e shtabit të PS Njësia #8

Njerëzit xhelozë nuk janë të mirë për ty Ti duhet të shohësh punën tënde dhe gjërat e tua personale, ti je i vetmi që ke njohurinë, të drejtën dhe aftësinë për të bërë më të mirën për jetën tënde. E njëjta gjë është e vërtetë për këdo që ti njeh. […]