4 sëmundjet me të shpeshta tek macet gjatë vjeshtës dhe si ti kalojmë ato pa mjekim

administrator
Read Time3 Minutes, 29 Seconds

Çdo sezon ka pjesën e vetë të pakënaqësisë tek macet. Koha e keqe, ulja e temperaturave si dhe e dritës që vijnë si pasoj e vjeshtës mund të kenë pasoja të renda në shëndet. Megjithatë, ju mund ta ndaloni gjithmonë atë në mënyrë natyrale.

Le coryza

La coryza është ekuivalente me gripin e njerezve. Ajo mund të jetë edhe vdekjeprurese për macet, por ekzistojnë një mjekimesh të cilat mund të shpëtojnë macet nga vdekja. Por, si dhe gripi ynë, ajo nuk mund të bllokojë gjithçka. Nëse e teshtima e maces, kolla, hundët dhe sytë duken të pista nga rrjedhja e sekrecioneve, në këto kushte është e nevojshme qe situata të merret nën kontrollin e një veterineri për një kurim me antibiotikë.

Trajtimi mund të kombinohet  edhe me magjinë e bimeve mjeksore: n.q.s vajrat esenciale janë konsideruar si toksike për macet kur ato janë gelltitur, disa, nën kontrollin strikt të veterinerit, mund të jepen nëpërmjet rrugëve inhalatore. Ky është rasti i atyre eucakips radiata të livandos dhe pëmes çajit, që lejojnë lehtësim të veçante të kafshëve. Për sekrecionet e lehta, ju mund ti jepni një çaj eukalipt në formë gjethe për ta pirë. Gjithashtu ju mund ti jepni ekstratin e gjetheve bimore për ta përtypur, që gjenden tek klinikat veterinare dhe jo në vende të tjera, në mënyrë që të luftojmë virusin.

Le coryza, edhe pse e mirë trajtuar mund të bëhet kronike.Për të stimuluar sistemin imunitar tek macet duhet ti japim në mënyrë të rrregullt ekstratin e spiruline në mënyrë parandaluese dhe kuruese.

La coryza: është një sëmundje shumë ngjitëse virusale. Shkaqet e kësaj sëmundje janë disa patogjen. Viruset i perkasin familjeve të Herpesvirus,  të Calicivirus dhe të Réovirus. Periudha e inkubacionit është nga 2 deri në 4 ditë. Një mace e infektuar nga ‘le coryza’ mund të nxjeri patogjen për disa muaj dhe të jetë një burim infektimi për kafshët e tjera.

Gingivat stomatite

Sëmundjet peridontale tek macet mund të jenë si pasojë e krijimit të gurezave të dhëmbëve ose me origjine virale si: le coryza, calicivirus ose herpes. Nëse ju shihni se macja juaj është më pak aktive se zakonisht, ha me vështirësi dhe/ose gingivat (mishtat e dhëmbëve)  jane të inflamatuar (të skuqura) shkoni dhe i beni një vizitë tek mjeku veteriner.

Veterineri mund tju ofroje një trajtim bimor për shërimin e gojës së kafshës tuaj të shoqërimit. Dr. Céline Gastinel-Moussour rekomandon, përdorimin e ekstrakteve të melisse dhe reglisse për uljen e dhimbjeve dhe rastet anti-virale. Për të nxitur shërimin, ai gjithashtu rekomandon aplikimin e xhelit Aloe Vera mbi  lezionet (plagët e gojes). Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse atë nuk mund ta mbajmë gjatë.

Osteoarthriti dhe dhimbjet e artikulacioneve

Me uljen e temperaturave dhe lagështisë, dhimbjet e kockave mund të fillojnë tek macet e moshuara. Kanë më shumë tendenca të lëvizin me pakë dhe të flenë më shumë. Nuk ekziston një kurë e mrekullueshme që mund të ndalojë këto dhimbje. Por ju mund ta qetesoni atë duke e mbajtur në të ngrohtë dhe mund ti jepni vaj salmoni si dhe një sasi të vogel ekstrat i cassis që ka në përbërje një substancë të fuqishme anti-inflamator, këshillë nga Dr. Céline Gastinel-Moussour.

Deprimimi sezonal

Kur vjeshta është ka përparuar dhe kemi afrimin e dimrit, sikurse dhe ne, macet mund të deprimohen. Mund të themi që macet janë kafshë  shumë të ndjeshme ndaj dritës që marrin! Për të luftuar kunder këtij fenomeni, Dr. Celine Gastinel-Moussour, këshillon përdorimin e passiflore, melisse dhe valeriane të cilat janë bimë që ofrojnë një gjumë të qetë në mënyrë që mos ta ndjejnë shumë ndryshimin e dritës.

Për më tepër, për macet e vjetra këshillohet që ti jepet pak nga bima e ginseng.

Marrë nga www.wamiz.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Hapja e Unazës së Vogël, zgjidhje për fluksin e automjeteve

Çdo sezon ka pjesën e vetë të pakënaqësisë tek macet. Koha e keqe, ulja e temperaturave si dhe e dritës që vijnë si pasoj e vjeshtës mund të kenë pasoja të renda në shëndet. Megjithatë, ju mund ta ndaloni gjithmonë atë në mënyrë natyrale. Le coryza La coryza është ekuivalente […]