36 mijë kompani bien pre e sulmeve kibernetike

administrator
Read Time53Seconds

Sulmi kibernetik që preku të premten kompjuterët e Britanisë së Madhe, u shtri në 36 mijë ndërmarrje private e agjenci shtetërore në 60 vende të botës. Pas bllokimit të dhjetëra mijëra kompjuterave, kanë nisur hetime për të gjetur nëse këto sulme janë të ndërlidhura dhe ku e kanë origjinën.

Në qendër të këtij sulmi ishin kompani në Britani, Spanje, Itali, Portugali, Rusi, Vjetnam, Tajvan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Rrjetet kompjuterike të tyre janë prekur nga virusi i quajtur `Uona Kraj`, i cili nxjerr në ekrane një figurë ku kërkohet pagesë me monedhen virtuale Bitkoin. Sulmi preku dhe spitalet, ku kompjutërat dhe telefonat nuk punuan duke shkaktuar vështirësi në punë. Po ashtu, virusi preku kompani energjetike, telefonike, kompani të gazit e mjaft të tjera. Vurusi preku sistemin operativ Windous dhe shkaktoi mosfunksionimin e tij duke e quajtur peng.

Kompjuteri lirohet vetëm pasi pronari i tij bën pagesën e kërkuar prej 300 Bitkoin, që do të thotë rreth 500 mijë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vlora çel sezonin turistik

Sulmi kibernetik që preku të premten kompjuterët e Britanisë së Madhe, u shtri në 36 mijë ndërmarrje private e agjenci shtetërore në 60 vende të botës. Pas bllokimit të dhjetëra mijëra kompjuterave, kanë nisur hetime për të gjetur nëse këto sulme janë të ndërlidhura dhe ku e kanë origjinën. Në […]