30 QERSHORI/ Bushati: Dita e sovranit, jo e dhunës

Editor
Read Time1 Minute, 35 Seconds

Deputeti Ervin Bushati ne një prononcim për mediat u shpreh se:

“Qytetarët e gjithë Shqipërisë do të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese për të zgjedhur njerëzit më të mirë për të 61 bashkitë në gjithë vendin.
Është shumë e rëndësishme: si forca më e madhe politike në vend edhe si mazhoranca e këtij vendi PS duhet të jemi dy herë më të përgjegjshëm për çdo veprim apo hap të ndërmarrë për të çuar përpara reformat e ndërmarra.
Ne kemi një plan të qartë të Rilindjes Urbane që çdo qytet të ndryshojë si Tirana: të japim më të mirën që qytetarët ta ndjejnë që edhe në ato vende ku nuk ka vajtur reforma e re territoriale, të shikojnë se si mund të qeveriset një qytet drejt Europës. Për më tepër ne jemi kaq pranë: marrim parasysh këtu edhe lajmin e madh nga KE për rekomandimin pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Shqipëria është më afër se kurrë panë Europës, ndaj vendimi i Partisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje është tërësisht absurd. 
Zoti Basha ja ka futur kot këtë herë: dhe më vjen keq për demokratët, por ky njeri tregoi edhe njëherë që nuk është ai kryetari që meriton elektorati demokrat apo edhe i gjithë elektorati shqiptar. 
Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhje, kjo pasi shqiptarët e meritojnë që të kenë një proces demokratik si çdo vend tjetër në Europë.”

Më poshtë mund të ndiqni videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Fotot/ Tjetër investim në Njësinë 8, ja si ndryshon "Selvia"

Deputeti Ervin Bushati ne një prononcim për mediat u shpreh se: “Qytetarët e gjithë Shqipërisë do të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese për të zgjedhur njerëzit më të mirë për të 61 bashkitë në gjithë vendin. Është shumë e rëndësishme: si forca më e madhe politike në […]