3 të rejat e fundit të Instagram për 2017

administrator
Read Time1 Minute, 17 Seconds

Po ju tregojmë 3 risitë më të fundit të Instagramit për 2017 në fushën e marketingut, nga linqet e klikueshme te Historitë dhe Postimet për Shopping.

Linke të klikueshme

Për vite me radhë i vetmi vend ku mund të klikoje në Instagram ishte Linku te Bio. Bizneset dhe Markat e ndryshme duhet të ishin shumë kreativë kur bëhet fjalë për ti drejtuar ndjeksit e tyre nga Instagrami për te Faqa e tyre Web. Tashme është e mundur të vendosës një Link në postimet e fotove në Instagram. Ai gjithnjë e më shumë po i ngjan Facebook-ut.

 

Shitje në Instagram

Viti 2016 ishte viti ku Instagrami u zhvillua shumë si platformë duke mundësuar profile të reja për bisnes dhe statistika për herë të parë. Tashme në vitin 2017 nuk duhet të krijosh një ‘Ad’ patjetër për të bërë shitje. Marka të ndryshme kanë krijuar dyqanin e tyre virtual në Instagram duke realizuar shitje direkt aty, duke përfituar dhe nga besueshmëria e lartë që ka Instagrami në krahasim me rrjetet e tjera sociale si: Facebook apo Twitter.

 

Efektet

Ndryshimi ndërmjet “Historive” të Instagram dhe Snapchat ka qenë numri i filtrave dhe maskave. Tashmë Instagrami ka shtuar mundësinë e “Sticker” në postimet e tij. Facebook Messenger ka shtuar Efektet dhe Sticker-at e Snapchat te Video-Call. Pra, çfarë mund të jetë risia që do propozojë Instagrami në vazhdim!?

 

Nëse keni noi ide se me çfarë do na befasoj Instagrami në vazhim, komentoni më poshtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bulevardi i Ri i Tiranës, nis mbjellja e pemëve

Po ju tregojmë 3 risitë më të fundit të Instagramit për 2017 në fushën e marketingut, nga linqet e klikueshme te Historitë dhe Postimet për Shopping. Linke të klikueshme Për vite me radhë i vetmi vend ku mund të klikoje në Instagram ishte Linku te Bio. Bizneset dhe Markat e […]