“3 Musketierët” koncert në Pallatin e Kongreseve

administrator
Read Time51Seconds

Muzika Rock duket se po i rikthehet magjisë së dikurshme. Kjo pasi “3 Musketierët” do të risjellin edhe njëherë në skenë magjinë e këtij zhanri, i cili do të mbahet më 15 Maj në Pallatin e Kongreseve.

3 Muskutierët”, Elton Deda, Alesadër Gjoka dhe Redon Makashi mbeten tre këngëtarët që kanë shkruar historinë e muzikes shqiptare. Tre rockerët më të preferuar të publikut shqiptar, pavarësisht moshës, bashkohen këtë herë për ringjalljen e nostalgjisë së muzikës që i ka rezistuar kohës.

Koncerti pritet të jetë një spketakël i paharruar për këdo që pëlqen dhe ka nostalgji për muzikën e tre legjendave shqiptare. Ky koncert do të ketë si kryefjalë perlat e repertorit të “3 Musketiereve”.

Nëse ju ka marë malli për të kënduar edhe ju bashkë me ta hitet të më burkura, që ndoshta kohë më parë kanë shoqëruar rininë tuaj, mos harroni të ikni më 15 Maj në koncertin e “ 3 Musketierëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shpërthen punishtja e fishekzjarreve në Meksiko

Muzika Rock duket se po i rikthehet magjisë së dikurshme. Kjo pasi “3 Musketierët” do të risjellin edhe njëherë në skenë magjinë e këtij zhanri, i cili do të mbahet më 15 Maj në Pallatin e Kongreseve. “3 Muskutierët”, Elton Deda, Alesadër Gjoka dhe Redon Makashi mbeten tre këngëtarët që […]