2 Tetori, Dita Botërore Kundër Dhunës

Bleona Hoxha
Read Time58Seconds

‘Ka shumë arsye për të cilat do të vdisja. Nuk ka asnjë arsye të vetme për të cilën do të vrisja’.

Mahatma Gandhi

2 Tetor, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, është pikërisht kjo datë e cila u quajt e tillë në nder të  pionierit të filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës, Mahatma Gandhi sepse përkon me ditëlindjen e tij.

Përgjatë këtyre viteve, në Shqipëri është kryer një punë fantastike sa i përket trajtimit të rasteve të dhunës si nga qeveria, ashtu edhe nga OJF-të, kryesisht ndaj grave dhe fëmijëve.

Sa i përket dhunës ndaj grave, Shqipëria është vendi i parë në rajon me fond të posaçëm të buxhetit të shtetit për të nxitur politikat me bazë gjinore. Një punë e madhe është realizuar edhe me ndihmesat sociale dhe ushqimore dhe politikave të mbrojtjes kundrejt kategorive të dhunuara.

Sot më shumë se kurrë ndiejmë nevojën të themi që ka më shumë denoncime dhune, ka më shumë raste të bëra publike, sepse duke Ngritur Zërin, ne kemi Rritur Emancipimin.

#MosBjerPreEDhunes

#Denonco

#Mbrohu

#ShqiperieSigurt🌹

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Video/ A na mbrojnë maskat nga COVID-19 ?

‘Ka shumë arsye për të cilat do të vdisja. Nuk ka asnjë arsye të vetme për të cilën do të vrisja’. Mahatma Gandhi 2 Tetor, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, është pikërisht kjo datë e cila u quajt e tillë në nder të  pionierit të filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës, Mahatma […]