11 vjetori i Pavarësisë së Malit të Zi

administrator
Read Time47Seconds

Mali i Zi feston sot 11 vjetorin e pavarësisë. Më 21 maj 2006, Mali i Zi shpalli pavarësinë nga shteti i përbashkët me Serbinë, pas fitores në referendumin historik.

Mbajtjes së referendumit i paraprinë negociatat midis blloqeve për pavarësi dhe shtetit të përbashkët nëpërmjet diplomatit sllovak dhe ndërmjetësit te Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Pas disa muajve negociata, polemikat më të mëdha kishin lidhje me shumicën e kërkuar që referendumi të quhej i suksesshem. Me ndërmjetësimin e BE-së, u arrit marrëveshja që për të qenë i suksesshëm referendumi i pavarësisë ishte e nevojshme të merrte mbështetjen e 55% të votuesve, e cila u arrit me sukses.

Kryeministri i vendit Dushko Markoviç tha se pavarësia ishte detyrim i shenjtë per çdo malazez. Me rastinë ditës së pavarësisë, datat 21, 22 dhe 23 maj janë ditë feste zyrtare në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kroaci, sot zgjedhjet për pushtetin vendor

Mali i Zi feston sot 11 vjetorin e pavarësisë. Më 21 maj 2006, Mali i Zi shpalli pavarësinë nga shteti i përbashkët me Serbinë, pas fitores në referendumin historik. Mbajtjes së referendumit i paraprinë negociatat midis blloqeve për pavarësi dhe shtetit të përbashkët nëpërmjet diplomatit sllovak dhe ndërmjetësit te Bashkimit […]