11 tetori, dita e vajzave

administrator
Read Time50Seconds

Të dashur miq, sot dua të shkruaj diçka për vajzat. Sot është 11 Tetor, një ditë e veçantë për ato. 11 Tetori është Dita Ndërkombëtare e vajzave të vogla, e shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim që të njihen botërisht të drejtat e vajzave. Të dashur miq shumë herë jemi bërë dëshmitar të shkeljes së lirive dhe të drejtave themelore të femrave në Shqipëri, kemi goditur forcërisht si shoqëri çdo lloj abuzimi që i bëhet femrës, por fatkeqësisht kaq nuk mjafton.

Të dashur miq një shprehje shumë e bukur e thënë nga Gandi thotë: Të edukosh një mashkull edukon një person, të edukosh një femër edukon një shoqëri,,,.

Të bëjmë secili pjesën që na takon dhe ti arsimojmë vajzat tona, që ditën që do kthehen në femra, të jenë të paprekshme nga çdo lloj cënimi i të drejtave dhe lirive të tyre.

Gëzuar 11 Tetorin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Info për Kandidatët për Kryetar FRESSH Njësia 8

Të dashur miq, sot dua të shkruaj diçka për vajzat. Sot është 11 Tetor, një ditë e veçantë për ato. 11 Tetori është Dita Ndërkombëtare e vajzave të vogla, e shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim që të njihen botërisht të drejtat e vajzave. Të dashur miq shumë herë […]