104 vjet Shqipëri e Pavarur 

Editor
Read Time2 Minutes, 43 Seconds

Sot festojmë 28 Nëntorin, 104-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kjo datë është një testament i arritjeve të kombit tonë në rrugën e vështirë të lirisë. Kjo datë, përveç finalizimit të përpjekjeve tona për liri shënon edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë për kombin tonë.

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e Flamurit. Kjo është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën sepse në këtë datë të vitit  1912 u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemali në Vlorë.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 përbën një akt madhor në historinë e popullit shqiptar pas një periudhe të gjatë robërie 500 vjeçare dhe ishte fryt i përpjekjeve dhe luftërave shekullore për të mbrojtur tërësinë territoriale dhe për të formuar shtetin shqiptar. Populli shqiptar më 28 nëntor 1912 arriti të krijojë të drejtën e tij për të pasur liri të plotë dhe sovranitet politik në të gjitha trojet e veta ashtu si të gjithë kombet e civilizuara.

Dita e shpalljes së pavarësisë është një ndër ditët më të ndritshme të Rilindjes sonë Kombëtare. Liria e arritur është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë e cila nuk falet e as dhurohet, por u fitua pas shumë përpjekjeve dhe vuajtje, ndaj dëshmorët shqiptarë me heroizmin e tyre u bën pasuri e historisë sonë.

Festat e ditëve të mëdha siç është 28 Nëntori, u japin shpirt ngjarjeve historike, ndaj me shumë të drejtë të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve e festojnë me krenari 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë si ditë të nderimit dhe mirënjohjes ndaj të gjithë atyre që bën gjithçka për kombin, të cilët dhanë jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë.

28 Nëntori, përveç gëzimit e të paturit një komb të lirë dhe të pavarur është edhe një datë e cila duhet të na kujtojë vlerat e mëdha të kombit tonë si dhe sakrificat që na sollën lirinë.

28 Nëntori, ështē festë gjithëshqiptare sepse gjatë gjithë historisë mbajti, kultivoi dhe ushqeu shpresën e lirisë dhe barazisë me kombet e tjera.

***Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shpallja e pavarësisë së Vilajetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në  Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës Shqiptare sovrane nga  Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë./zemraetiranes

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“Nata e Bardhë”, Tirana zgjuar dhe plot aktivitete

Sot festojmë 28 Nëntorin, 104-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kjo datë është një testament i arritjeve të kombit tonë në rrugën e vështirë të lirisë. Kjo datë, përveç finalizimit të përpjekjeve tona për liri shënon edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë për kombin tonë. 28 Nëntori ndryshe njihet edhe […]