Personalitetet botërore që u ndanë nga jeta në 2016-ën.

administrator
Read Time3 Minutes, 15 Seconds

Viti 2016 mund të themi se ishte viti i disa humbjeve të mëdha në fushën e muzikës, sportit, politikës që nga David Bowie, Prince, Fidel Castro e të tjerë personalitete. Ja cilët janë disa nga personalitetet që u ndanë nga jeta gjatë 2016-ës:

JANAR

5 Janar: PIERRE BOULEZ, 90 vjeç, kompozitor francez dhe shef orkestre në krye të një risie muzikore të vlerësuar në të gjithë botën.
7 Janar: ANDRE COURREGES, 92 vjeç, stilist francez që ka simbolizuar revolucionin në veshje në vitet 60` mes minifundeve, çizmeve të bardha të vogla dhe stilit futurist.
10 Janar: DAVID BOWIE, ylli britanik i rokut dhe ikonë e kulturës pop, vdiq në moshën 69-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Ai u nda nga jeta dy ditë pas publikimit të albumit të tij të 25-të.
14 Janar: ALAN RICKMAN, aktori britanik 69-vjeçar, i njohur kryesisht për rolin e profesorit Rogue në filmat Harry Potter.
18 Janar: MICHEL TOURNIER, 91 vjeç, shkrimtar francez, autori i “Vendredi” dhe “Roi des Aulnes”.
19 Janar: ETTORE SCOLA, 84 vjeç, regjizor italian që ka realizuar vepra si “Una giornata particolare” apo “C’eravamo tanto amati”.

SHKURT

16 Shkurt: BOUTROS BOUTROS-GHALI, 93 vjeç, diplomat egjiptian, ish-sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (1992-1996).
17 Shkurt: ANDRZEJ ZULAWSKI, 75 vjeç, kineast polak inovativ dhe kontrovers, regjizor i veprës “L’amour braque” (Dashuri e Çmendur).
19 Shkurt: HARPER LEE, 89 vjeç, shkrimtari amerikan i “To Kill a Mockingbird”.
19 Shkurt: UMBERTO ECO, 84 vjeç, shkrimtar dhe filozof italian, autor i romanit të famshëm “Il nome della rosa”.

MARS

6 Mars: NANCY REAGAN, 94 vjeç, ish-zonja e parë amerikane (1981-89), këshilltare influente e bashkëshortit të saj presidenti Ronald Reagan.
8 Mars: GEORGE MARTIN, 90 vjeç, producenti britanik i grupit të famshëm “Beatles” i quajtur ndryshe si anëtari i pestë i grupit.
24 Mars: JOHAN CRUYFF, 68 vjeç, futbollist holandez i ekipit të Ajax i Amsterdamit të viteve 1970, i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.
26 Mars: JIM HARRISON, 78 vjeç, shkrimtar amerikan, autor novelash dhe poemash si ato melodramatike “Legends of the Fall”.
31 Mars: IMRE KERTESZ, 86 vjeç, shkrimtar hungarez, autor i “Fatelessness” dhe fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2002.

PRILL

21 Prill: PRINCE, 57 vjeç, këngëtar amerikan, i cili ka bërë për vete fansa të gjeneratave të ndryshme me këngë si “Purple Rain”, “Girls & Boys” apo “Kiss”.
24 Prill: PAPA WEMBA, 66 vjeç, këngëtar, mbret i rumbës kongoleze.

QERSHOR

3 Qershor: MOHAMED ALI, 74 vjeç, legjenda amerikane e boksit, tre herë kampion bote në peshat e rënda.

KORRIK

2 Korrik: ELIE WIESEL, 87 vjeç, shkrimtar hebre amerikan, fitues i çmimit `Nobel` të Paqes dhe i mbijetuar i Shoah-së.
2 Korrik: MICHAEL CIMINO, 77 vjeç, regjisor amerikan, autor i “The Deer Hunter” për luftën në Vjetnam.
4 Korrik: ABBAS KIAROSTAMI, 76 vjeç, regjisor iranian, fitues i Palmës së Artë në festivalin e Kanës në vitin 197 me filmin “Taste of Cherry”.

SHTATOR

2 Shtator: ISLAM KARIMOV, 78 vjeç, president i Uzbekistanit që prej pavarësisë së kësaj ish-Republike Sovietike në vitin 1991.
28 Shtator: SHIMON PERES, 93 vjeç, një nga etërit themelues të Izraelit, ish-president, fitues i Çmimit `Nobel` të Paqes në vitin 1994 dhe një nga protagonistët e marrëveshjeve të Oslos që hodhën bazat e autonomisë së palestinezëve.

TETOR

9 Tetor: ANDRZEJ WAJDA, 90 vjeç, kineast polak dhe fitues i Palmës së Artë në Kanë në vitin 1981 me filmin “Man of Iron”.
13 Tetor: BHUMIBOL ADULYADEJ, 88 vjeç, mbret i Tajlandës, monarku më i vjetër në detyrë.
13 Tetor: DARIO FO, 90 vjeç, shkrimtar dhe aktor italian, fitues i Çmimit `Nobel` të Letërsisë në vitin 1997.

NËNTOR

7 Nëntor: LEONARD COHEN, 82 vjeç, muzikant kanadez, poet melankolik dhe simbol i gjeneratës së pas viteve 68.
25 Nëntor: FIDEL CASTRO, 90 vjeç, babai i Revolucionit kuban, që e drejtoi vendin me një dorë të hekurt dhe sfidoi superfuqinë amerikane për më shumë se gjysmë shekulli.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

`E-Shërbime`, portali i cili ju tregon se cili është mjeku juaj i familjes.

Viti 2016 mund të themi se ishte viti i disa humbjeve të mëdha në fushën e muzikës, sportit, politikës që nga David Bowie, Prince, Fidel Castro e të tjerë personalitete. Ja cilët janë disa nga personalitetet që u ndanë nga jeta gjatë 2016-ës: JANAR 5 Janar: PIERRE BOULEZ, 90 vjeç, […]