100 vjet kryeqytet, Tirana në festë

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 32 Seconds

Tirana festoi 100-vjetorin e shpalljes kryeqytet. Grupe muzikore dhe këngëtarë të njohur performuan në skenën e ngritur te sheshi Nënë Tereza, përpara mijëra qytetarëve. Aktivitetet për këtë ditë festive nisën që herët gjatë ditës dhe një  pritje nga Bashkia e Tiranës u organizua në Pallatin e Brigadave.

Në ceremoni ku merrnin pjesë kryeministri Edi Rama, ambasadorë, ministra përfaqësues të klerit e të medias, dhe personalitete të larta, Veliaj theksoi se më shumë se kurrë që ky është momenti që shqiptarët të jenë bashkë për të mirën e vendit për të ecur përpara, ashtu siç shqiptarët u bënë bashkë për të shpallur Pavarësinë apo për të mbledhur Kongresin e Lushnjës.

Ndërsa kryeministri Rama e krahasoi Tiranën me Amerikën e Vogël ku çdokush sheh se si i realizohen ëndrrat dhe ndërton të ardhmen. Para të ftuarve, personaliteteve dhe ambasadorëve të SHBA-BE-së, kreu i qeverisë u shpreh se sfidat për shekullin e ri që nis nesër janë të shumta për Tiranën. “Dua t’i referohem Kadaresë kur thotë se ‘Tirana gdhin aq pabesisht e hijshme sa nuk di për çfarë ta marrësh delir apo qytet’. Kjo frazë i ka brenda të gjitha. Tirana është Amerika jonë e vogël. Tani kohët ka ndryshuar dhe me të drejtë, Amerika na kërkon të bëhemi si Amerika sot. Është vendi ku njerëzit vijnë dhe kanë një ëndërr. Duke parë si u shkëlqejnë sytë ambasadorëve nuk jemi keq. Keq nuk jemi, do të jemi shumë më mirë pa diskutim, edhe nëse nuk jemi ne të zotë. Lum si ne që jetojmë në Tiranë”, deklaroi Rama.

 

‘Zemra e Tiranës’/Mapo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Propozimi në komision, Bushati: Pronat e sekuestruara nga OFL të shërbejnë për strehimin e të prekurve nga tërmeti

Tirana festoi 100-vjetorin e shpalljes kryeqytet. Grupe muzikore dhe këngëtarë të njohur performuan në skenën e ngritur te sheshi Nënë Tereza, përpara mijëra qytetarëve. Aktivitetet për këtë ditë festive nisën që herët gjatë ditës dhe një  pritje nga Bashkia e Tiranës u organizua në Pallatin e Brigadave. Në ceremoni ku merrnin […]