10 gjuhët më të vështira për tu mësuar, ndër to edhe gjuha shqipe

administrator
Read Time5 Minutes, 23 Seconds

Edhe pse të mësuait e një gjuhë të huaj nuk është diçka e lehtë, duhet thënë se disa janë më të lehta për tu mësuar se disa gjuhë të tjera. Në këtë artikkull do të listojmë gjuhët më komplekse në botë, të mësuarit e të cilave është një shkollë më vete.

10. Sanskrinishtja, gjuha e fesë

Do të fillojmë me sanskrinishten, e cila konsiderohet si një gjuhë e shenjtë e hinduizmit dhe budizmit. Ajo është një gjuhë e lashtë, e cila përbëhet nga tekstet e shenjta por edhe tekstet më të rëndësishme të këtyre dy feve dhe kulturave të tyre. Si e tillë, duke patur rregulla krejtësisht të ndryshme nga gjuhët moderne është shumë e vështirë për tu mësuar. Jo vetëm për faktin se nuk flitet nga askush, por edhe sepse tekstet e shenjta nuk janë të lehta për tu kuptuar e lexuar, ajo merr vite e vite nga jeta juaj për ta mësuar dhe kush i futet këtij impenjimi janë të paktë ata që në përfundim i`a dalin.

9. Gjuha Kroate, mes latinishtes dhe rusishtes

Nëse mendoni se komunikimi me qytetarët e një prej vendeve pranë nesh, siç është Kroacia, është një detyrë e lehtë, mendojeni edhe njëherë. Gjuha kroate moderne është në fakt një gjuhë që përdor karakteret e latinishtes dhe ato cirilik(rusë). Edhe nëse një person njeh mirë italishten dhe rusishten, përsëri do të hasë probleme në interpretimin e saj, duke e bërë këtë një gjuhë shumë komplekse.

8. Hungarishtja

Hungarishtja është një gjuhë e folur në Hungari, por edhe në shumë vende fqinje të Evropës Lindore. Gjatë gjithë historisë ka pasur shumë ndikime latine e ballkanike duke i dhënë kështu ngjyrimet e një gjuhë hibride. Për këtë arsye kjo gjuhë është mjaft e vështirë për tu mësuar, madje edhe vetë hungarezët e dinë këtë, aq sa që shumë prej tyre kanë mësuar të flasin anglisht për të komunikuar me të tjerë, pasi e dinë se gjuha vendase e tyre është mjaft e vështirë.

7. Gaelikja, një nga gjuhët me të vjetra

Skocia, edhe pse tashmë një vend që prej vitesh është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, përdor gjuhën angleze në shumë pjesë të vendit,por në disa zona, sidomos në ato rurale, flasin ende gjuhën gaelike (gaelico). Kjo është një gjuhë shumë e lashtë, e cila praktikisht ka mbetur e paprekur nga historia e mëvonshme dhe për këtë ka rregulla krejtësisht të veçanta gramatikore nga çdo gjuhë tjetër të njohur deri më sot.

6. Japonishtja dhe tre alfabetët e saj

Ka shumë të rinj sot të cilët, nisur prej dëshirës për të mësuar kultura të reja kërkojnë të mësojnë gjuhën japoneze. Problemi është se kjo gjuhë është shumë e ndërlikuar për shkak të tri lloje të karaktereve që kjo gjuhë përdor. Ndaj mendohet që japonishtja është sipërmarrje e vështirë.

5. Shqipja, shumë gjuhë të shkrira së bashku

Nëse marrim parasysh pozitën gjeografike të Shqipërisë, nuk është e vështirë për tu kuptuar se gjuha e saj është një kombinim i disa gjuhëve, gje që e bën këtë një gjuhë të vështirë për tu mësuar dhe kuptuar. Shqipja është një gjuhë që rrjedh nga  latinishtja dhe greqishtja, nën ndikimet e Ballkanit madje deri në Rusi, në një bashkim mjaft të veçantë. Të qënit një gjuhë e vështirë për tu mësuar, e fakti se përkthyesit e gjuhës apo interpretuesit e saj janë të pothuajse të gjithë shqipfolës dhe shumë pak të huaj të cilët na tregojnë për  gjuhën shqipe.

4. Tajlanda (Thai) dhe letrat artistike

Vështirësia më e madhe për të mësuar këtë gjuhë është fakti se është praktikisht e pamundur për ta shkruar atë. Gërmat duken të gjitha njësoj dhe vetëm në disa shkronja ka disa elementë dallues, por përsëri një sy i pavëmëndshëm bën që të ndryshojë totalisht kuptimi i fjalëve. Kush di të shkruaj Thai, gjuhën zyrtare të Tajlandës, është një meritë pasi ajo është një gjuhë aq komplekse saqe bëhet një mision i pamundur për të huajt.

3. Vietnami, Lindja dhe Përndimi të bashkuar

Vietnamishtja është një gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar, sepse ajo ka ndikime gjuhësore lindore dhe perëndimore. Ajo derivon nga kinezçja por shihet edhe tendenca e disa gjuhëve të tjera. Kjo duket të jetë një truk për ta bërë më të vështirë këtë gjuhë për të huajt.

2. Arabishtja, një gërshetim i kulturave

Edhe arabishtja është një gjuhë shumë e vështirë. Kjo gjuhë ka lindur nën formën e gjuhës klasike arabe, në shekullin e gjashtë, për të arritur sot si gjuhë arabe moderne. Problemi i kësaj gjuhe është se ajo nuk është një gjuhë e vetme, ose më saktë nuk ka një gjuhë zyrtare, por çdo popullsi aty flet një variant të arabishtes. Me pak fjalë, edhe pasi të keni mësuar gjuhën do të jenë të paktë njerëzit me të cilët do të komunikoni nëse nuk njihni më tepër se një variant të arabishtes.

1. Kinezcja, gjuha më e folur në botë

Pikërisht sepse ajo është gjuha më e folur në botë, sepse përveçse flitet në Kinë flitet edhe në Tajvan e Singapor, ajo është një nga gjuhët më të komplikuara për tu mësuar. Arsyeja është e ngjashme me atë të gjuhës arabe, domethënë që Kina është kaq e gjërë saqë ekzistojnë variacione të shumta. Akoma më të vëshitrë e bën të mësuarit e kësaj gjuhe alfabeti, pasi nuk ka vetëm shkronja por edhe ideograme apo simbole që karakterizonjë një objekt dhe jo vetëm një gërmë, dhe pikërisht kjo e bën më të vështirë për tu mësuar nga të huajt.

Foto e marrë nga: theculturetrip.com

Përgatiti: J.A/ zemraetiranes.al

#zemraetiranes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Lajm i madh për shqiptarët/ KE jep rekomandimin për çeljen e negociatave, kushti kryesor: Zbatimi i “vettingut”

Edhe pse të mësuait e një gjuhë të huaj nuk është diçka e lehtë, duhet thënë se disa janë më të lehta për tu mësuar se disa gjuhë të tjera. Në këtë artikkull do të listojmë gjuhët më komplekse në botë, të mësuarit e të cilave është një shkollë më […]