1 minutë heshtje për viktimat në Londër

administrator
Read Time44Seconds

Në Londër u mbajt dje një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmit terrorist të së shtunës. Policia vijon hetimet mbi rastin kurse 130 imamë të Britanisë nuk pranuan të ofrojnë shërbimet fetare për varrimin e terroristëve.

Njerezit u ndalën paraditen e djeshme gjatë orës 11.00 në vendet ku u shënuan viktimat dhe mjedise të tjera të qytetit në shenjë respekti. Ndërkohë në kryeqytet dhe në mbarë Britaninë, masat e sigurisë vazhdojnë të mbeten të larta. Policia tha se e ka kufizuar hetimin mbi sulmin terrorist te një person dhe i ka liruar 12 të arrestuarit pas vlerësimit se ata nuk kanë gisht në këtë komplot terrorist.

Në sulmin e të shtunës mbetën të vdekur shtatë persona dhe u plagosën 48 të tjerë, 36 prej tyre janë ende në spital dhe 18 në gjendje kritike për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mali i Zi tashmë pjesë e NATO-s

Në Londër u mbajt dje një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmit terrorist të së shtunës. Policia vijon hetimet mbi rastin kurse 130 imamë të Britanisë nuk pranuan të ofrojnë shërbimet fetare për varrimin e terroristëve. Njerezit u ndalën paraditen e djeshme gjatë orës 11.00 në vendet ku […]